E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjedisi, bregdeti në monitorim

Zonat bregdetare do te vazhdojne te jene te monitoruara nga specialistet e mjedisit, deri ne fund te mbylljes se sezonit turistik. Perfaqesuesit e ministrise se Mjedisit, thone per Alsat se kontrollet do te intesifikohen, nderkohe qe problem mbeten zonat urbane, pasi jo te gjitha njesite e qeverisjes vendore respektojne masat e vena.

"Inspektoret tane te mjedisit, agjencite rajonale te mjedisit ne rrethe kane ne monitorim te vazhdueshem te rrepte, ne pergjithesi zonen bregdetare deri ne mbylljen e sezonit turistik, por pa anashkaluar dhe akset e tjera, qytetet dhe rruget nacionale. Duhet qe te them qe nga te gjitha inspektimet qe kemi kryer rezulton se ne pergjithesi ne zonen ranore, ne te gjithe vijen bregdetare nga Velipoja deri ne Sarande, rezulton nje gjendje me e mire e pastertise se plazheve ne krahasim me sezonet e tjera. Problem ngelen zonat urbane", thote Alfred Deshati, drejtor i kontrollit te mjedisit ne ministrine e Mjedisit.

Ministria e Mjedisit, shprehet Deshati kur ka konstatuar raste te shkeljeve te masave, ka ndermare dhe masa administrative, si gjoba te cilat kane qene dhe ne vlerat maksimale te tyre.

"Kemi denuar me gjobe komunen e Shenkollit. Kemi denuar me gjobe bashkine e Durresit, komunen e Ishmit, firmen e pastrimit ne Golem, firmen e pastrimit ne Kryevidh. Gjobat variojne nga 500 mije te vjetra, deri ne 2 milione leke te reja. Eshte vendosur gjoba maksimale, konkretisht bashkia e Durresit, ka marr dy here nga 10 milione leke", vijon Deshati.

Ministria e Mjedisit eshte ne fazat e diskutimit te nje prej projektligjeve me te rendesishme qe kane te bejne me mbetjet, nderkohe qe vete ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka garantuar nje perafrim te legjistacionit shqiptar ne masen 100% me ate te BE-se.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›