E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, vdes minatori. Arrestohet kolegu i viktimës

Pa u mbushur 24 orë nga ngjarja e ndodhur në Surroj te Kukesit, ku një 35 vjecar mbeti i vdekur ne galeri dhe një person tjetër u plagos rende, policia ka arrestuar njërin prej punëtorëve që punonte me viktimen.Pas ekspertimit ne vendin e ngjarjes policia ka gjetur si shkak pakujdesine e njërit prej puntoreve.

36-vjecari Naim Ademi gjatë gërmimeve ka nxjerë një gur të madh i cili më pas ka rrëshqitur duke e zënë poshtë viktimën.Ngjarja e rende ndodhi te shtunen kur 35 vjecari Sefer Sina mbeti i vdekur ne vend ndersa u plagos edhe bashkefshatari i tij Myftar Sina.Viktima dhe i plagosuri punonin ne menyre amatore per nxjerrjen e kromit duke mos respektuar asnje rregull sigurie.Firma të ndryshme të paliçensuara kanë hapur gropa dhe minigaleri prej dhjetra metrash.

Kërkimi i kromit muajt e fundit ka shënuar disa viktima në zonën e Kukësit dhe Hasit.Nderkohe ministria e ekonomise tregetise industrise dhe endergjitikes konfirmon se te gjitha punimet qe kryhen ne kete zone te Kukesit per nxjerrjen e kromit jane te paligjshme.

Flutura Tota < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›