E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, Naço: Opozita të ndalë bojkotin e kushtëzuar

Levizja Socialiste per Integrim i kerkon opozites te ndale bojkotin dhe te mos kushtezoje marredhenien e saj me Parlamentin permes djegies se fleteve te votimit. Nenkryetari i LSI-se Nasip Naco tha se opozita duhet te luaje rolin e saj ne kuvend edhe per reformen zgjedhore.

"Perfitoj nga rasti per ti bere dhe njehere thirrje opozites ta lere bojkotin e kushtezuar ndaj Parlamentit. Ka dhe rreth nje muaj kohe, pushimet e veres, dhe ne ditet e para te shtatorit besoj se opozita duhet te beje pjesen e vet ne parlament, duhet te vije ne parlament. Mjetet e saj ne Parlament jane interpelancat me ministra te ndryshem, mjetet e saj jane mocionet e besimit a te mosbesimit, ndaj kryetares se Kuvendit, ndaj kryeministrit, dhe te marrin pjese realisht me debatet e tyre, debate te jene te frytshme dhe ti sherbejne gjithe shqiptareve", tha Nasip Naco, nenkryetar i LSI-se.

Naco thekson faktin se reforma zgjedhore duhet te jete gjitheperfshirese dhe se pjese e saj duhet te jene edhe partite e vogla duke shmangur ekskluzivitetin mes PD dhe PS.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e diel , 01 gusht 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›