Mjedisi pa mbrojtës – Studim në 5 institucione, gjetjet tregojnë se shumë krime mjedisore “pa autor”

Gjetjet e përftuara nga studimi i kryer kthejnë vëmendje tek problemi i mosndëshkimit të krimit mjedisor në Shqipëri.
Nga monitorimet e kryera në pesë institucione në vend Polici, Prokurori, Gjykata, Administratë dhe Media rezulton se mbi 90 për qind e dëmeve në mjedis janë proceduar si kundërvajtje administrative pa marr ndëshkimin e merituar.
Korpusi i gazetarëve investigativë dhe ekspertëve mjedisor shqetësohen edhe për numrin e ulët të denoncimeve të rasteve.
“Mungon denoncimi nga organizatat jo qeveritare, mungojnë denoncimet nga strukturat e pushtetit vendor, apo dhe nga qytetar dhe grupe qytetarësh. Prokuroria nuk ka të ngritur grupe të hetimit mbi bazë të fushave. Çështjet mjedisore u ndahen prokurorëve sipas rastit”, u shpreh analisti Mentor Kikia.
Ajo që vihet re në përfundimet e këtij raporti ka të bëjë me një mungesë aktesh nënligjore dhe moszbatim të legjislacionit mjedisor, ku procedimet administrative kanë qenë në nivele të ulëta, në raport me shkeljet në mjedis.
/rtsh.al/