E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT liron sheshin në Librazhd për zgjerimin e rrugës Elbasan-Përrenjas

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon operacionet për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e sheshit në Librazhd, duke i hapur rrugë zbatimit të projektit “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë, Faza IV”.

Ky investim synon të krijojë infrastrukturë rrugore më funksionale dhe më të sigurt për qytetarët.

IKMT njofton se çdo veprim në terren po kontribuon në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e zonës dhe për lehtësimin e lëvizjes së përditshme të komunitetit.

Projekti pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme për trafikimin dhe qarkullimin në këtë rajon, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e rrugëve.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›