E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, pamje e kufizuar për drejtuesit e automjeteve

Mjegulla e dendur ka përfshirë mëngjesin e sotëm aksin rrugor nacional Korçë – Maliq dhe drejt Pogradec, duke vështirësuar dukshmërinë dhe qarkullimin e mjeteve. Për shkak të kushteve atmosferike, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet.

Policia Rrugore ka apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht në ngjitje të Qafë-Thanës, ku mjegulla është e pranishme dhe kthesat e shumta paraqesin rrezik për drejtuesit e mjeteve. Të gjithë shoferët këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin dritat e mjegullës për të shmangur incidentet.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›