Vrau ish-gruan arrest me burg per autorin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 48 vjeçarin Bujar Dedej, i cili ekzekutoi tre ditë më parë ish gruan e tij, Lime Dedej 41 vjeçe. Prokurori i ceshtjes, Kujtim Basha, ka paraqitur para trupit gjykues të gjithë skemën e paramenduar të kryerjes së krimit, nga ana e 48 vjeçarit, në drejtim të ish bashkëshortes së tij, me të cilën jetonin në të njëjtën basnesë pavarsisht divorcit të tyre të zyrtarizuar. Viktima gjatë kohës që është qëlluar me cekic nga ish burri i saj, mësohet se ka qënë në gjumë , ndërsa ai ka hyrë befasisht në dhomë dhe ai e ka goditur ish gruan disa herë me çekiç në kokë, dhe më pas ka lajmëruar fëmijët që të thërrasin fqinjët pasi kishte vrarë nënë e tyre. Ndërkohë pala mbrojtëse e ka konsideruar 48 vjecarin si viktimë të situatës së krijuar, pasi ish gruaja e tij ishte imorale dhe ka qenë nxitëse e të gjithë sitauatës së krijuar. Më pas gjykata ka dhënë masën arrest me burg dhe duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin në flagrancë ndaj 48 vjecarit naga ana e policisë, akuzë për të cilën dënohet nga 15 deri në 25 vite burg.