Pukë, protestë kundër asgjësimit të mujnicioneve
Banorët e Tërbunit bllokuan rrugën kryesore që të con për në fshat nga ku i bënë apel qeverisë të mos asgjësojë municionet e vjetra me shpërthim. Sipas tyre asgjësimi shkaterron turizmin malor te Pukes
PUKE-Asgjësimi i municioneve me shpërthim nga ushtria ka hasur në kundërshtimin e banorëve të fshatit Tërbun të Pukës të cilët bllokuan në shenjë proteste rrugën kryesore. Sipas tyre asgjësimi i municioneve shkatërron turizmin në zonë.
Protesta që nisi sot në orët e paradites në fshatin Tërbun ka zgjatur për rreth 3 orë. Banorët e Tërbunit bllokuan rrugën kryesore që të con për në fshat nga ku i bënë apel qeverisë të mos asgjësojë municionet e vjetra me shpërthim. Sipas tyre asgjësimi më shpërthim shkakton frikë dhe panik tek banorët dhe jo më tek turistët që sipas banorëve kanë nisur të eksplorojnë këtë vit zonat malore të Pukës. Nën thirrjet se po dëmtohet turizmi malor, banorët kërcënuan se protesta e tyre do të përsëritet deri në ndalimin e këtij krimi ndaj turizmit sic e konsideruan banorët shpërthimin e municioneve në pyjet e Pukës.
(d.b/BalkanWeb)