Zbulohet rrjeti sekret i Microsoft-it

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 10:20
Një ekip pune në Microsoft aksidentalisht zbuloi rrjetin e ri social “Tulalip” që mbahej sekret nga kompania. Ekipi e publikoi faqen e re në mënyrë aksidentale në “Socl.com”.
Projekti i quajtur “Tulalip” lejon të kërkosh informacionet më lehtë dhe të shkëmbesh informacion akoma me lehtësisht se në rrjetet e tjera sociale. Aty përfshihet mundësia të lidhesh me anë të Facebook apo Twitter.
Faqja e publikuar aksidentalisht u hoq menjëherë nga Microsoft dhe u zëvendësua me mbishkrimin: “Faleminderit që na vizituat. Socl.com është një projekt i brendshëm i Microsoft, i cili gabimisht u publikua në rrjet. Ju kërkojmë ndjesë".