E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanin e kërkon Padova, Edgar Çani shkon në Poloni

ITALI- Pas Bolonjës dhe Specias, klubi i radhës që kërkon të marrë Erjon Bogdanin nga Çezena është Padova, e cila ishte vetëm një hap larg ngjitjes në Serinë A këtë sezon. Drejtori sportiv i këtij klubi Rino Foski është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë dhe duke parë raportet jo të mira të shqiptarit me trajnerin e Çezenës Xhampaolo, është futur në tratativa. Në fakt, Bogdani duket se nuk bën pjesë në planet e Çezenës dhe transferimi te Padova do t’i jepte atij mundësi të luante rregullisht.
Çani
Edgar Çani është blerë mbrëmë nga Polonia e Varshavës, një klub me të cilin ka nënshkruar një kontratë një vjeçare dhe nga e cila do të përfitojë 200 mijë euro. Sulmuesi shqiptar ka lënë Italinë për të shkuar në Poloni, ndërkohë që sot ka qenë menjëherë në fushë për skuadrën e tij të re. Në fakt, ka qenë një debutim mëse i suksesshëm për lojtarin nga Tirana, që ka gjetur menjëherë golin në miqësoren ndaj Borusias së Dortmundit. Çani shënoi golin e fitores në pjesën e dytë, kur ndeshja ishte 1-1.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›