E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te fyera nga gjuha e S.Berishes

Apeli Sjellje agresive dhe jo qytetare ndaj Kryeprokurores se Republikes

Nje grup grash dhe vajzash te njohura kane hartuar dje nje apel kunder gjuhes publike te kryeministrit te vendit.


Prej kohesh kemi ndjekur me shqetesim e tronditje te thelle gjuhen e perdorur nga Kryeministri i vendit ne daljet e tij publike - thuhet ne kete apel te cilin mund ta lexoni te plote me poshte

...Prej kohesh kemi ndjekur me shqetesim e tronditje te thelle gjuhen e perdorur nga Kryeministri i vendit ne daljet e tij publike. E njejta gjuhe u perdor se fundi edhe ndaj Kryeprokurores se Republikes znj.


Ina Rama. Ne besojme se sot cdo grua ndjehet e lenduar e fyer dhe e dhunuar nga nje sjellje e tille agresive e jo qytetare ndaj nje nene nje gruaje dhe nje drejtueseje te nje Institucioni te Pavarur Kushtetues. Kjo gjuhe pervecse fyerje e denigrim ndaj personalitetit te Kryeprokurores eshte njeheresh edhe nje presion direkt qe i ushtrohet per shkak te detyres.


Ne deshirojme te kujtojme se nuk eshte as ne traditen e shqiptareve qe nje burre nje prind e gjysh e per me teper Kryeministri i vendit te cenoje nderin e dinjitetin e grave te ketij vendi. Nuk eshte ne nderin dhe ne moralin e burrave shqiptare qe kane ditur te respektojne e te lartesojne vlerat e grave shqiptare ti fyejne ato per shkak te angazhimit publik apo politik.


Politika shqiptare drejtimi i shtetit administrata kane nevoje per pjesemarrjen e grave per kurajon per dinjitetin e profesionalizmin e tyre per aftesine per te mos u bere pale. Kjo vlere nuk mund tju kthehet grave ne kosto. Gjuha e perdorur nga Kryeministri i vendit pervecse nje shkelje e rende e etikes dhe e moralit qytetar dhe tradites shqiptare eshte gjithashtu dhunim i te drejtave njerezore te parashikuara ne konventat nderkombetare te cilat Shqiperia i ka nenshkruar.


Ne sot bejme apel qe te ndalet gjuha e fyerjes gjuha e dhunes dhe e presionit dhe te respektohen te drejtat e grave dhe vajzave si te drejta themelore njerezore. Grate dhe vajzat shqiptare e kane merituar respektin e shoqerise ato nuk kerkojne lemoshe por respekt per vlerat qe perfaqesojne si gra si nena dhe si profesioniste te afta...


Adriana Berberi Alketa Vejsiu Anita Shkembi Arlinda Dudaj Alba Agolli Aida Bala Diana uli
Eneida Belkovi Eranda Ndregjoni Fjodora Fjora Juliana Hoxha Juljana Mihaj Kristina Jorgaqi Meme Xhaferaj Milika Dhamo Milva Ekonomi Mirela Arqimandriti Mimoza Dervishi Mimoza Picari Monika Kocaqi Mirela Arqimandriti Rajmonda Bozo Rudina Xhunga Zamira Cavo Valdet Sala etj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›