E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mjekësia e së ardhmes”, fertiliteti i ndihmuar medikalisht

Rreth 12 % kanë probleme me lindshmërinë, por për herë të parë "Mjekësia e së Ardhmes" diskuton për një nga problemet për shëndetin riprodhues të popullatës. Fekondimi artificial në vëndin tonë aktualisht do të kryhet në klinika private dhe ky shërbim do të jetë në bashkëpunim me mjekë të huaj.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka një bazë ligjore për riprodhimin e asistuar dhe sipas Ministrit te Shëndetësisë, Vangjel Tavo, theksoi se në vitin 2010-2015 parashikohen objektiva të qarta për fertilitetin dhe jemi të aftë t`i zgjidhim këto probleme.
 

Në sistemin publik ende nuk është futur kjo metodë e re, kështu që ciftet janë të detyruar që të për ta paguar shërbimin e në masën 100 % pa pasur rimbursim nga ana strukturave shtetërore. Në fjalën e mbajtur nga Drejtoresha e spitalit universitar opsestrik gjinekologjik, Rubena Moisiu, theksoi se është një nga projektet më të rëndësishme, ku prek drejtpërsëdrejti qytetarin.
 

Në takim u diskutua mbi fertilitetin e asistuar dhe ngritjen e kapacitetit të institucioneve shëndetësore publike të rajonit të Ballkanit si dhe në zona të ndryshme të rajonit të Adriatikut. Në këtë kontekst projekti "mjekësia e së ardhes synon të optimizojë dhe të përmirësojë inftrastrukturën dhe paisjet ekzistuese mjekësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›