E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekësia, pacientët dhe shoqëria

ISUF KALO

Të tre ata kanë ndryshuar. Mjekësia, pacientët dhe shoqëria jonë sot nuk janë më ata që kanë qenë dy dekada më parë. Disa ndryshime në brendësi të tyre mund t ë mos perceptohen lehtas nga jashtë, madje mund të mos i njohin mirë as ata vetë. Ndaj nuk është çudi nëse ndodh që të keqkuptohen mes tyre dhe të ankohen me ose pa të drejtë për njëra-tjetrën.
Një fenomen i ri origjinal shqiptar?
Ankesat për mjekësinë, qoftë ato të drejta apo ato nga keqkuptimet e pacientëve dhe qytetarëve, janë shtuar në dekadat e fundit. Si shkak i përbashkët i pretenduar i tyre është pakënaqësia për shërbimin. Në këtë kontekst, dy fenomene relativisht të reja janë shfaqur më dendur rishtas në vendin tonë. Ato janë skandalistika mjekësore dhe tentativat e para të litigimit. Skandalistika është mediatizuar në skype e tituj shokues: Rrihet në spital mjeku në Korçë, Durrës, tre pijanecë rrahin mjekun, Mjeku plagoset me thika nga dy qytetarë në mes të qytetit të Pogradecit, Mjeku i urgjencës dhunohet fizikisht nga katër të rinj në Elbasan, Policia private e spitalit nuk i përballon dot edhe thërret në ndihmë policinë e qytetit. Episode kërcënimesh me dhunë verbale e fizike prej pacientëve ose të afërmve të tyre, shantazhe, plagosje me thikë, deri tentativa vrasjeje ndaj mjekëve janë shfaqur herë pas here në faqet e shtypit dhe të mediave tona televizive. Ato nuk kanë lënë pa prekur edhe qendrën tonë më të madhe mjekësore e shkencore të vendit, spitalin universitar Nënë Tereza në Tiranë, madje ndaj mjekëve profesorë, specialistë të njohur e titullarë të saj. Ndërkohë, të befasuar, mjekët kanë reaguar duke kërkuar siguri fizike, mbrojtje policore, madje me kërcënime hakmarrëse me greva e ndërprerje të shërbimeve. Për herë të parë uniformat blu u vendosën në institucionet shëndetësore në mbrojtje të uniformave të bardha. Për herë të parë mjekët dhe të sëmurët, në vend që të ishin bashkë, siç kanë qenë gjithmonë, në të njëjtën llogore, kundër sëmundjes, u gjendën përballë njëri-tjetrit.
Duket sikur një paranojë e re po instalohet nga pacientët dhe familjarët e tyre ndaj mjekëve. Ajo ndryshon shumë nga elacionet e tyre më parë të karakterizuara me glorifikime, elozhe mirënjohëse dhe hyjnëzim të humanizmit mjekësor. Ndërkaq, ambienti ynë shoqëror rri si i mpirë. E përcjell këtë fenomen përgjithësisht me heshtje dhe indiferencë të akullt. Ajo që bie në sy është se ndonëse ankesa dhe pakënaqësia për shërbimin mjekësor dhe deziluzione të padëshirueshme të papritura ka pasur e ka kudo në botë, episodet e mësipërme të dhunës së egër fizike ndaj mjekëve nuk hasen askund e veçanërisht jo në Europë. A kemi të bëjmë kështu me një fenomen autentik shqiptar? Nëse po, ai reflekton një problem të mprehtë e të rëndë, jo aq mjekësor, sesa kulturor, jo aq të cilësisë së shërbimit, sesa të etikës, të sjelljes dhe të edukatës qytetare. Çka meriton meditim të thellë dhe reagimin e duhur nga popullata jonë.
Balanca e vështirë e një të drejte
Fenomeni i dytë lidhur me ankesat e popullatës ndaj mjekësisë është i ri te ne. Ai është shprehur jo me dhunë fizike ndaj mjekut, por me hedhjen në gjyq të tyre, ose të institucionit shëndetësor fajtor. Ankesat e paditë e tilla shoqërohen me kërkesa për shpërblim financiar për dëmet shëndetësore të pretenduara prej tyre, si të shkaktuara nga gabimet ose neglizhencat gjatë kujdesit mjekësor.
Një 15-vjeçar në Korçë i kërkon mjekut një mijë euro në shkëmbim për mosshërimin e tij. Një pacient në Vlorë kërkon nga gjyqi që spitali i këtij qyteti ku ka qenë shtruar ti paguajë 100 mijë euro si zhdëmtim për dëmet shëndetësore që ai pretendon se i janë shkaktuar nga kurimi i gabuar.
Fenomeni i mësipërm, ndryshe nga i pari, është më i shpeshtë në Europë dhe veçanërisht në SHBA, ku njihet me emrin litigim. Ai bazohet në përgjegjësinë civile të individëve ose institucioneve që në rast se me ose pa dashje i shkaktojnë një personi tjetër një dëm çfarëdo (cenim të makinës, shtëpisë, trupit, shëndetit etj.), duhet tia zhdëmtojnë atë. Shfaqja e fenomenit të litigimit te ne gjatë dekadës së fundit ndoshta lidhet me informacionet dhe nxitjen e qytetarëve tanë nga të afërmit e tyre emigrantë në vende ku ai po praktikohet gjithnjë e më shpesh.
Në disa vende perëndimore, avokatë të shumtë mbrojnë kauzën e pacientëve për siguri gjatë kujdesit shëndetësor. Avokatë të tjerë përballen me ta për të kundërtën: mbrojtjen e mjekëve dhe institucioneve shëndetësore nga abuzimet me këtë të drejtë nga ana e pacientëve ose avokatëve të tyre nëpërmjet keqinterpretimeve ose të pretendimeve për gabime ose neglizhime fiktive, fantazi të pabazuara shkencërisht. Ruajtja e balancës mes respektimit të së drejtës së pacientëve për siguri gjatë kujdesit mjekësor dhe mosshpërdorimeve të saj nga ana e pacientëve apo familjarëve të tyre, përbën një nga sfidat e vështira të sistemeve shëndetësore të sotme në vendet e BE.
Natyrisht që dëmi më i madh që mund tu bëhet pa dashje të sëmurëve gjatë kujdesit shëndetësor është ai i shkurtimit të jetës, por edhe rëndimit të sëmundjes dhe invalidizimit të tyre. Kurse zhdëmtimi financiar i tyre në rastet kur këto vërtet rezultojnë si pasoja të gabimeve të personelit bluzë-bardhë, ka një faturë të lartë, e cila krijon një barrë suplementare të papritur si për buxhetin e qendrave shëndetësore, ashtu dhe për xhepin e mjekëve të akuzuar. Paradoksi është që këtë faturë, në fund të fundit, e paguajnë pacientët e shtruar nëpërmjet rritjes së çmimeve të shërbimeve të ofruara. A janë dy fenomenet e mësipërme rrjedhojë e prapambetjes, e mosmodernizimit ose mosfinancimit të duhur të mjekësisë? Me sa duket jo, përderisa ato hasen edhe në vendet me mjekësi të zhvilluar e të mirëfinancuar. Problemi i mos-sigurisë dhe i rreziqeve potenciale gjatë kujdesit mjekësor është universal. Ai përbën një nga veçoritë e profesionit mjekësor.
Edhe atje?
Shembulli që do tregoj është ngjarje e vërtetë. Ajo ndodhi dy muaj më parë, në një qytet të madh të një vendi shumë të pasur e të zhvilluar të Europës. Unë isha aty pak ditë me pushime pranë sime bije, e cila jeton e punon aty prej shumë vitesh si avokate. Një mbrëmje, një e njohura e saj i telefonoi e alarmuar duke i kërkuar ndihmë juridike për një problem që i kish dalë papritur me mjekët dhe spitalin e atij qyteti. Në parantezë duhet të them se spitali në fjalë është qendër mjaft e madhe spitalore universitare dhe në disa shërbime mbahet si një nga më të mirët, më modernë në atë vend dhe në Europë.
Djali 12-vjeçar i së njohurës së vajzës time ishte sëmurë befas natën me temperaturë shumë të lartë, me të dridhura e deri konvulsione, dhe me një dhimbje të fortë në bark. Urgjenca e thirrur erdhi menjëherë dhe e shtroi në spital. Fillimisht e vunë në një dhomë izolimi të rreptë. Mjekët së pari dyshuan për një infeksion viral të tipit vdekjeprurës të Esherela coli, që ka krijuar kohët e fundit panik në Europë. Atë nuk e përjashtuan dot atë natë. Çuditërisht ai spital i madh nuk i kish reagentët e duhur për të zbuluar të gjitha viruset e kohës. Analiza u dërgua diku në një laborator më të specializuar. Ndërkohë, djali në gjendje të rëndë, me ndërgjegje të turbulluar, u mjekua me serume ushqyese me glukozë e kripëra. Asnjë antibiotik nuk iu dha meqë rregullorja e përdorimit të tyre e ndalonte këtë përpara se të njihej shkaktari i infeksionit. Mjekët e shumtë pranë tij ndërroheshin me turne dhe nëna nuk mundi të identifikonte e bisedonte me asnjë prej tyre si përgjegjës direkt për të sëmurin.
Të pasnesërmen analiza për virusin e dyshuar erdhi negative dhe djalin nga izolimi i rreptë transferuan në pavijon bashkë me të sëmurët e tjerë. Ditën e tretë iu nis një antibiotik. Serumet u hoqën që të ushqehej vetë. Por dhimbja e barkut vazhdonte e palehtësuar. Me gjithë këtë,

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›