Mjeket 9 kushtet per pagesat shtese
Pas vendimit te Keshillit te Ministrave per ndryshimin e pageses Keshilli Administrativ i Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor miratoi dje kontratat e reja me 419 qendrat shendetesore ne te gjithe vendin. Ne to eshte eshte bere nje rivleresim i menyres se financimit te qendrave shendetesore duke synuar drejt kryerjes se pagesave per sherbim. Gjate ketyre viteve te reformes si pagesa per aktivitetet ashtu edhe bonusi jane perdorur si stimuj per te nxitur angazhimin e QSH per rritjen e aktivitetit dhe cilesise se sherbimeve. Indikatoret per llogaritjen e aktivitetit dhe per bonusin jane rishikuar ne drejtim te nxitjes se veprimtarise cilesore te qendrave si pasoje kjo edhe e permiresimit te sistemit te informacionit i cili ka bere te mundur identifikimin e ketyre treguesve tha drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana gjate nje konference per shtyp. Ajo sqaroi menyren e re te financimit te qendrave shendetesore. Ajo do te llogaritet nga pagesa fikse mujore qe ze 80 te buxhetit te qendres shendetesore. Pagesa mujore bazuar ne aktivitetin numri i vizitave e 10 e buxhetit te qendres shendetesore. Ndersa pagesa bonus tremujore nga 5 behet 10 e buxhetit te qendres shendetesore dhe financohet bazuar ne realizimin e treguesve te cilesise se sherbimit te percaktuar ne kontrate. Te gjithe indikatoret per matjen e bonusit llogariten ne menyre elektronike nga sistemi i informacionit shendetesor. Kjo rritje e pageses per bonus do te beje qe personeli shendetesor te jete me i motivuar per realizimin e treguesve ne nivel me te larte dhe si rrjedhoje perfitimin e buxhetit perkates e ne kete menyre ofrimin e nje sherbimi sa me cilesor ndaj komunitetit ne kujdesin shendetesor paresor tha drejtoresha e ISKSH-se. Sipas saj kontratat e sapomiratuara jane hartuar bazuar ne nje bashkepunim te frytshem ndermjet perfshirjes mjaft te gjere te paleve te interesit ku mund te permendim vete QSH te te gjitha rajoneve si zbatuese. Ndryshimet e tjera ne keto kontrata ne menyre te permbledhur kane te bejne kryesisht me forcimin e llogaridhenies ne menyre te dyanshme zbatimin sa me mire te sistemit aktual te sherbimeve shendetesore dhe financimit te tyre me synim final ofrimin e sherbimeve sherbimeve shendetesore ne kujdesin paresor duke u mundesuar nje akses me te plote qytetareve ndaj ketyre sherbimeve dhe krijimin e qendrueshmerise se financimit te ketyre sherbimeve.
Treguesit per bonusin
1. Perqindja e pacienteve te regjistruar qe jane vizituar per here te pare te papublikuar nga personeli shendetesor gjate vitit
2. Kosto mesatare e recetave per diagnoze per 4 diagnoza te zgjedhura.
3. Perqindja e pacienteve kronike te vizituar cdo muaj nga MPF.
4. Perqindja e grave shtatzena qe marrin viziten e pare te detyrueshme nga personeli shendetesor brenda tremujorit te pare.
5. Perqindja e femijeve te moshes 0-1 vjec qe kane kryer vizitat e detyrueshme nga personeli shendetesor
6. Perqindja e femijeve te moshes 0-14 vjec te vaksinuar gjate 3- Mujorit.
7. Perqindja e pacienteve me HTA te diagnostikuar nen mjekim gjithe stadet qe kane vleren e TA brenda normes.
8. Perqindja e pacienteve me D. Melitus te diagnostikuar nen mjekim qe kane nivelin e glicemise esell ne norme.
9. Perqindja e stafit qe merr pjese ne Edukimin Mjekesor te Vazhdueshem.
Qeveria miraton ligjin e ri per pagat e shperblimet
Qeveria ka miratuar dje ligjin e ri per pagat dhe shperblimet te propozuar nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave. Ne kete ligj percaktohet qe ne fillim se te drejten per te caktuar masen e pages e kane Kuvendi Keshilli i Ministrave Keshilli i qarkut keshilli bashkiak e ai komunal organet kolegjiale dhe personat juridike e fizike. Ne ndryshim nga ligji i vjeter i cili ishte miratuar fillimisht ne vitin 1999 dhe ishte ndryshuar ne 2002 e 2003 saktesohej se punonjesit e ndermarrjeve shteterore institucioneve publike dhe atyre te shoqerive tregtare me kapital mbi 50 shteteror nuk mund te marrin me shume se nje page shperblim ne vit. Organet kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale te institucioneve publike te ndermarrjeve shteterore dhe te shoqerive tregtare me kapital mbi 50 shteteror miratojne masen e shperblimit te punes por jo me shume se nje page mujore ne vit pas daljes se rezultatit financiar vjetor si dhe pas miratimit nga ministri perkates thuhet ne nenin 9 te vendimit te qeverise. Ne te njejtin nen thuhet se per ndermarrjet shteterore veprimtaria e te cilave eshte me humbje ose qe subvencionohen nga shteti Keshilli i Ministrave me propozimin e ministrit perkates dhe te ministrit te Financave miraton me akte te vecanta nivelin e pagave dhe te shperblimeve te punonjesve te tyre. Nje tjeter ndryshim ne ligjin e miratuar dje nga qeveria eshte fakti qe do te jete vete Keshilli i Ministrave ai qe do te percaktoje nivelin e pagave dhe shperblimeve te ndermarrjeve shteterore. Keshilli i Ministrave me propozimin e ministrit te Financave dhe te ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes miraton kufirin maksimal te pages dhe te shperblimit te titullarit te njesive te fondeve speciale te institucioneve publike te ndermarrjeve shteterore dhe te shoqerive tregtare me kapital mbi 50 shteteror si dhe kufirin e shperblimit te anetareve te keshillave a te bordeve drejtuese te tyre thuhet ne ligjin e miratuar dje. Nderkohe qe ne variantin e vjeter thuhej se ndermarrjet shteterore i caktojne vete pagat e punes ne varesi te mundesive te tyre financiare sipas programit te zhvillimit te miratuar nga organet perkatese.
ZIRINA LLAMBRO