Daffy 2500 euro borxh

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 13:12
Dafina Zeqiri ishte paralajmëruar të këndonte të dielën e 30 janarit në një koncert në Danimarkë, por ajo nuk ka qenë aty.
Sipas njoftimit të saj në Facebook shkaktar për mos mbajtjen e koncertit është organizatorit Samir Kuqi. Ndërsa nga ana tjetër organizatori në Kopenhagë, për shkak të korrektësisë me adhuruesit dhe me pjesëmarrësit në koncertin e 30 janarit, ka thënë se deklarata e Dafinës është e pabazë.
Por edhe pse ajo hedh fajin mbi organizatorët, e vërteta duket se është krejt ndryshe, sepse mosardhja e saj lidhet kryekëput me probleme të saj të “jetës” ndërsa në një njoftim në një radio shqiptare në Danimarkë organizatori i ka kërkuar miqësisht Dafinës, që të ia kthejë shumën prej 2500 eurosh. (Vipat)