Mjekët: Vaksinohuni me antigrip
Mjafton të shohësh fluksin në qëndrat spitalore për të kuptuar se tetori sjell edhe periudhën e epidemive gripale. Janë rreth 250 raste në ditë që paraqiten tek mjeku me spimptomat virusale dhe zgjidhja e vetme për ta parandaluar është vaksinimi antigrip. Janë dy lloje vaksinash, për të rritur dhe fëmijë të cilat duhet të bëhen në qëndrat shëndetësore përgjatë këtij muaji. Mjekët thonë se për herë të parë kemi një vaksinë gripi e cila mund të injektohet edhe tek alergjikët.
Ata që duhet të nxitojne për t`u vaksinuar kundër gripit duhet të jenë fëmijët, të moshuarit, të sëmurët konikë dhe gratë shtatzëna të cilët kanë një imunitet më të dobët. Specialistët e shëndetit konfiromojnë se dozat e vaksinës kundër gripit janë të mjaftueshme dhe të shpërndara në të gjitha farmacitë dhe qëndrat shëndetësore në të gjithë vendin.