E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, Idrizi:Greqia po tenton të manipulojë procesin

Greqia po tenton të manipulojë procesin e regjistrimit të popullsisë. Akuza vjen nga PDIU sipas së cilës fakt për këtë tentativë është dorëzimi i formularëve të fotokpjuar në konsullatën greke.
“Nga mënyra si po zhvillohet procesi në rrethe të caktuara, nga përfshirja e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, në veçanti e Greqisë, ne jemi të mendimit se faktorët rajonalë, në veçanti Greqia po luajnë me disa skenarë. Nëse të dhënat e procesit do rezultojnë nën pritshmëritë e tyre, ata do të thonë se procesi është i manipuluar, nëse do të ketë të dhëna brenda pritshmërive të tyre, atëherë ata do të pranojnë procesin. Këtë e tregojnë dhe qëndrimet e ndryshme të zërave brenda minoritetit, apo dhe angazhimi aktiv dhe i kundërligjshëm i konsullit grek në Korçë”. tha kreu i PDIU-së Shpëtin Idrizi.
Kreu iPDIU-së e cilëson si nonsens idenë e hedhur nga nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu për regjistrim edhe të pronave të çamëve në shtetin grek.
“Realisht, është e gjitha pa sens dhe pa kuptim. Qartësisht ka mungesë informacioni për outsider brenda kësaj çështjeje, sepse shqiptarët e Çamërisë jo vetëm që i dinë mirë pronat, shtëpitë, lugët, pirunjtë që i kanë lënë pas në atë genocid dhe atë masakër, por disa studiues aty duhet t`i kishin thënë këtij personi, se që në vitin 1946, në konferencën e parë të shqiptarëve të Çamërisë, janë evidentuar të gjitha pronat e çamëve”.
Censusi ka nisur prej 1 tetorit dhe deri tani janë regjistruar rreth 21 përqind të popullsisë dhe banesave.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›