E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët: Vazhdon gjendja e përkeqësuar e Xhaferit

TETOVE- Ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me humbje të vetëdijes.

Kjo është komunikuar dje pasdite nga Klinika e Neurokirurgjisë në Shkup.

Vladimir Mircevski, neurokirurg kujdestar në këtë klinikë ka theksuar se Xhaferi gjendet akoma në gjendje të rëndë, por relativisht te qendrueshme.

“Arbër Xhaferin e pranuam mbrëmë rreth orës 21.00 në klinikë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe humbjes së vetëdijes. Ai është në përkujdesje dhe i është dhënë terapia e duhur, por momentalisht gjendja e tij është e rëndë. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe mjekimi po vijon”, deklaroi Mircevski.

Ai nënvizoi se nuk mund të jepen parashikime për sëmundjen gjatë 48 orëve të para pas pranimit të pacientit në spital.

Ish-lideri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i kuvendit të përgjithshëm Arbën Xhaferi është gjetur në gjendje kome  në banesën e tij në Tetovë.

Ai menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›