Shkup, sot publikohen emrat e spiunëve të tjerë
SHKUP- Sot pritet te publikohen emrat e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të shërbimeve sekrete në të kaluarën në Maqedoni.
Komisioni për lustrimin të hënën verifikoi vendimet lidhur me shpalljen e emrave të rinj të spiunëve.
Kryetari i Komisionit të lustrimit, Tome Axhiev deklaroi se emrat e dy funksionarëve aktual do të bëhen publike sipas procedurës ligjore që ditën e premten, pas kalimit treditor të afatit ligjor.
Jozyrtarisht mësohet se janë dy emra të ish-bashkëpunëtorëve, njëri prej të cilëve është këshilltar në këshillin e Bogovinës dhe kuadër i BDI-së, ndërsa tjetri nga radhët e VMRO-DPMNE në komunën e Gazi Babës.
Komisioni i Lustrimit në bazë të ligjit të ri për lustrim deri tani ka publikuar emrat e 23 spiunëve, kryesisht të UDB-së në të kaluarën. (INA)