Mjeket e Sanatoriumit rrezikojne kongresin

Qe prej dy javesh, grupi i mjekeve te specializuar per semundjet e mushkerive nuk arrin dot as te fiksoje nje takim prane ambasades se Austrise, per pajisjen e tyre me viza ne perputhje me rregullat e vendosura nga kjo perfaqesi diplomatike.
Por duket se perpjekjet dyjavore te ketyre mjekeve kane shkuar dem dhe tashme ata gjenden perballe faktit, qe mund te humbasin pjesemarrjen ne kongresin e shoqates europiane te semundjes se mushkerive, qe do te mbahet ne datat 12-15 shtator ne kryeqytetin austriak.
“Kemi telefonuar vazhdimisht ne numrin e publikuar ne faqen zyrtare te ambasades austriake per te prenotuar takimin per intervisten. Na eshte kerkuar te depozitojme numrin e llogarive ose kartave. Por edhe pse i kemi dhene keto detaje pergjigjja eshte e çuditshme, pasi nuk na e njeh kete te dhene. I jemi drejtuar edhe ambasades per nje takim, por askush nuk na ka pritur”.
Keshtu shprehet mjeku Hasan Hafizi, duke sqaruar publikisht ate qe ai e konsideron si nje situate absurde. Sipas tij, qeveria austriake ka investuar ne spitalin “Shefqet Ndroqi” mijera euro per pajisje dhe aparatura ndersa e koncepton si te papranueshem faktin qe nje grup mjekesh te mos munden dot qe te pajisen me viza ndonese po u nenshtrohen te gjitha rregullave te vendosura nga kjo perfaqesi diplomatike.