E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët e deklaruan të vdekur, foshnja ringjallet pas 3 orësh

TIRANE-Nuk mund ti vesh emër tjetër veç asaj që quhet mrekullia. Një foshnje e lindur e vdekur realizoi një “ringjallje” të pabesueshme vetëm tri orë më vonë. Kështu citojnë mediat braziliane, të cituara më pas nga ato ndërkombëtare.

Bebja Yasmin Gomes kishte lindur me ndërlikime të shumta dhe mjekët e spitalit Londrina nuk kishin mundur t’i dëgjonin rrahjet e zemrës, ndaj e kishin shpallur të vdekur.

Pas kësaj, një infermiere kishte shoqëruar trupin e pajetë në një sallë të vogël lutjesh brenda spitalit, ku do t’i kryheshin shërbesat fetare në vend që ta conte në morg.

Vetëm tre orë pasi e sapolindura ishte lënë si një trup i pajetë në kishën e improvizuar, mbërriti gjyshja e saj e hidhëruar për të marrë në dorëzim trupin.

Siç dëshmoi e moshuara, në momentin kur ajo e mori në dorë mbesën, pa se vajza ishte ende e ngrohtë dhe në atë moment Yasmina hapi një sy dhe nisi të qante e shkelmonte.
“Është gjallë”, bëritit gjyshja nga gëzimi.

“Nuk mund ta besoja. Ende nuk më ishin tharë lotët e dëshpërimit, kur vjen mamaja dhe më sjell vajzën shëndoshë e mirë. Nuk mund ta quaj tjetër vecse mrekulli”, deklaroi 26-vjeçari Cleverson Carlos Gomes, babai i foshnjës.

Edhe më të shtangur mbetën mjekët, të cilët kishin firmosur certifikatën e vdekjes.

Megjithatë foshnja ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi ende po mbahet në reanimacionin e spitali, ndërsa prindërit dhe gjyshërit po luten që Yasmin të shpëtojë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›