E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë nga Shqipëria në Bari, arrestohen 12 shqiptarë, në arrati koka e Bandës

BARI-Guardia di Finanza e Barit ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut ilegal të drogës, duke sekuestruar 20 kg drogë, ndërsa ka prerë 12 fletë-urdhër arreste për 12 shqiptarë. Të 12 personat që dyshohen si trafikantë droge operonin në qytete të ndryshme italiane, ndërsa 4 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre dhe koka e bandës, Emiljano Spahiu, 35 vjeç. 

Falë operacionit të koduar me emrin “Riviera”, policia italiane sekuestroi sot në portin e Barit, 17 kg heroinë dhe 2.5 kg kokainë.

Të përfshirë në këtë trafik janë dhe dy shtetas italianë, të cilët u arrestuan javën e kaluar. Bëhet fjalë për Mauro Todisco dhe Alessandro Pace të arrestuar këtë muaj (korrik) në kuadër të të njëjtit hetim.

Operacioni “Riviera” e ka marrë emrin nga motobarka me të cilën bëhej transporti i drogës nga Shqipëria në drejtim të Barit, ndërsa mediat italiane cilësojnë se hetimet kanë nisur prej vitit 2010. 

vijonn

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›