Mjekët e spitaleve, pagesë në bazë të vizitave të pacientëve
Hana: Pagesa e qendrave shëndetësore dhe spitaleve në bazë të kostos për rast dhe zbatimii një sistemi unik informacioni
Mjekët e spitaleve do të paguhen në bazë të pacientëve që do të trajtojnë dhe shërbimit të ofruar. Kjo parashikohet në kontratat që Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të lidh me spitalet në vitin 2010. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, tha se ajo çfarë synohet me kontratat e reja, është lidhja e pagesave me shërbimin që u ofrohet pacientëve.
Forumi
“Sfida jonë e madhe tani është financimi i spitaleve të cilët duhet të jenë dhënës shërbimi autonom, por nga ana tjetër autputi që marrim prej tyre, duhet të jetë pozitiv për pacientët. Ne morëm eksperiencë lidhur me kontratat me spitalet, pasi jemi në një moment të rëndësishëm të hartimit të kontratave të reja për vitin 2010. Një pjesë e pagesës do të vijojë të jetë me buxhetin, por shtesa e buxhetit do të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me performancën e spitaleve”, - tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas saj, kjo mënyrë pagese do të ulë dhe informalitetin në spitale. “Do të ketë pagesa për raste të kuruara dhe trajtuara realisht në spital dhe duke ndjekur sistemin e referimit, do të kemi dhe një kontroll më të fortë”, - u shpreh znj. Hana.
Drejtoresha e ISKSH-së, znj. Elvana Hana, e pranishme në forumin e 3-të ballkanik “Reformat ne financimin e kujdesit shëndetësor” i cili zhvilloi punimet në Budva të Malit të Zi vuri theksin tek rëndësia e shkëmbimit të përvojave mes vendeve tona, sidomos në këtë moment kyç të reformimit të sistemit shëndetësor në te gjitha vendet ballkanike. Iniciativa e Forumit Ballkanik për sigurimet shëndetësore u ndërmor nga Shqipëria dy vjet më parë e cila priti vendet e rajonit e më gjerë. Sipas saj, pagesa e qendrave shëndetësore dhe spitaleve në bazë të kostos për rast dhe zbatimi i një sistemi unik informacioni, ku një shembull i mirë është Sllovenia, ishte një prej temave të bisedimeve në këtë Forum Ballkanik.
Kontratat
Drejtoresha e ISKSH-së u shpreh në fjalën e saj në forumin e tretë ballkanik se në këtë fazë të reformës synon përmirësim të shkallës së autonomisë së spitaleve përcaktim të standardeve për llogaritjen e kostos, për shërbim, për rast diagnoze dhe grup diagnoze (DRG), standarde për matjen e cilësisë dhe të performancës në spitale, implementim të një sistemi unik informacioni, miratim të protokolleve të trajtimit spitalor, përmirësim dhe zbatim të sistemit të referimit, sistem fleksibël pagesash bazuar në performancën e çdo ofruesi, trajnime të menaxherëve të spitaleve dhe të stafeve për çështje organizative, financiare, teknike, rritje të eksesit të popullatës për përfitimin e shërbimeve, reduktim të shkallës së informalitetit në shërbime, nxitja e privatizimit të shërbimeve specifike për rritjen e cilësisë së shërbimit.