Statistikat, si kanë ecur ekzekutimet nga viti 2005-2008
Qëllimi i projektligjit/ Ekstradimet, brenda 3 muajve dhe jo më pas një apo disa vitesh
Ekzekutimet e letër-porosive gjatë këtyre katër viteve mund të konsiderohen në një nivel të kënaqshëm, ndërkohë që autoritetet shqiptare mendojnë se kanë mundësi për më shumë. Vetë ata kanë ekzekutuar në kohë të shkurtër letër-porositë e shteteve të tjera, ndërkohë që impenjimi nga këto të fundit nuk ka qenë i njëjtë. Hartimi i këtij ligji do të mbështetet jo vetëm në praktikën e rajonit, por edhe në praktikën evropiane, me qëllim që në të ardhmen të gjejë zbatim kur Shqipëria të jetë pjesë e BE-së dhe kur legjislacioni i kësaj të fundit të jetë i zbatueshëm plotësisht në Shqipëri. Sipas projektligjit, një letër-porosi e huaj mund të ekzekutohet në mënyrë të suksesshme nga autoritetet shqiptare të drejtësisë në një kohë mesatare prej 3 muajsh, kur ndërkohë që u rezulton se kërkesat e autoriteteve shqiptare për jashtë vendit ekzekutohen nga autoritetet e huaja nganjëherë edhe pas një viti ose disa vitesh. Kështu, gjatë viteve 2005-2008 ka pasur 3649 kërkesa për ekzekutim letër-porosie, ndërkohë që autoritetet e huaja kanë ekzekutuar vetëm 1841 kërkesa, gati 45.3% të tyre. Por, shifrat paraqiten më të kënaqshme sesa ato të viteve 2001-2004, ku nga 2230 kërkesa u ekzekutuan vetëm 813 ose 36.45% e tyre. Ndërkohë që edhe për ekstradimet nuk ka pasur një nivel shumë të mirë, por të kënaqshëm, referuar shumë viteve më parë. Kështu, gjatë viteve 2005-2008, janë ekstraduar 244 persona nga 598 kërkesa të dërguara, ndërkohë që, sipas burimeve zyrtare, gjatë viteve 2001-2004 janë ekstraduar 117 persona nga 380 kërkesa të paraqitura. Sipas burimeve, numri i ekzekutimeve të letër-porosive apo dhe ekstradimeve nuk është i njëjtë si në përgjatë viteve 2005-2006 dhe këtyre dy viteve të fundit, 2007-2008, pasi ka ardhur në rritje. Nga përllogaritja statistikore për çdo vit, vërehet rritje mesatare prej 45% të kërkesave për ndihmë juridike, rritje mesatare prej 34-54% të miratimeve për çdo vit, si dhe për një total prej 50.4% të të gjitha kërkesave për ndihmë juridike. Gjithashtu, nga të dhënat e 4-vjeçarit të mëparshëm në krahasim me këtë 3-vjeçar rezulton një rritje prej 8.5% të ekzekutimit të kërkesave për ndihmë juridike. Rreth 70% e këtyre kërkesave u janë paraqitur shteteve si Italia, Greqia, Maqedonia, Mal i Zi dhe vendeve të tjera të rajonit. Pjesa tjetër u takon shteteve anëtare të BE-së. Megjithatë, duke parë që ka mundësi për një ekzekutim të të gjitha kërkesave për letër-porosi apo dhe ekstradime, Ministria e Drejtësisë mendoi të ndërmerrte një nismë ligjore, atë të hartimit të projektligjit “Për bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në fushën penale”.
Ekstradimet për vitin 2008
Numri i të arrestuarve me qëllim ekstradimin është 136;
Numri i personave të ekstraduar nga jashtë brenda 87;
Numri i personave të ekstraduar drejt vendeve të tjera është 3;
Numri i personave të transferuar drejt vendeve të tjera është 3;
Numri i të dënuarve (në Itali) për të cilët është njohur vendimi penal nga gjykatat shqiptare është 36;
Numri i personave për të cilët nuk kanë ardhur vendimet nga gjykatat është 22.
Refuzimet e ekstradimeve
Në lidhje me statistikat e refuzimit (për ekstradimin), për vitin 2008 numërohen rreth 7 refuzime. Për sa u përket refuzimeve mbështetja ligjore u referohet neneve të konventës së KE-së “Për Ekstradimin” dhe të dy protokolleve të saj shtesë. Konkretisht, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, refuzimi i ekstradimit është bazuar në nenin 3 të Protokollit II Shtesë të konventës “Për Ekstradimin”; bazuar në nenin 3 të konventës “Për ekstradimin”; bazuar në nenin 8 të konventës “Për ekstradimin”; bazuar në nenin 9 të konventës “Për ekstradimin”.
Ekstradimet për vitin 2009, 3-mujori i parë
Numri i personave të arrestuar me qëllim ekstradimi është 23;
Numri i personave të dorëzuar autoriteteve shqiptare në përmbushje të procedurave të ekstradimit është 13;
Numri i personave të ekstraduar nga brenda drejt autoriteteve të huaja është 2.