Mjekët në shkolla, Tavo kërkon më tepër disiplinë nga bluzat e bardha
Tiranë- Ministri i shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka zhvilluar sot një takim me mjekët që operojnë nëpër shkollat e kryeqytetit.
Sipas tij çdo mjek do të pajiset me me një dokument të ri, në mënyrë që të ketë një përkujdesje më të mirë për fëmijët. Dukumenti është hartuar nga specialist vendas dhe të huaj, dhe tani çdo nxënës që ka probleme shëndetësore mund të kurohet në qendrat shëndetësore të ndërtuar pranë shkollave.
Ky takim ka ardhur në kauadër të nismës së Ministrisë së Shëndetësisë, për të riorganizuar personelin shëndetësor nëpër shkolla, pasi në shumë prej tyre ai nuk funksionon.
Sipas Tavos mjekët duhet të jenë më të përgjegjshëm, pasi ka shumë shkolla ku nxënësit nuk i njohin punonjësit e shëndetësisë. Ai u shpreh se baza material është vënë në dispozicion të shkollave falë bashkëpunimit të MSH- së dhe ASHR- së.
Të gjitha shkollat kanë kabinete stomatologjike dhe të ndihmës së parë. Këto mungojnë sipas tij vetëm në shkollat, që janë të reja dhe brenda vitit dhe ato do të plotësohen.
Sipas statistikave shërbimi shëndetësor në shkolla përbëhet nga 46 mjekë të përgjithshëm dhe 77 mjekë stomatolog, të cilët operojnë në 82 shkolla.
/IDEA/