Reshjet e shiut, trafik nëpër rrugët e Tiranës
Ka mjaftuar shiu i rrëmbyeshëm mbas 6 muaj në Tiranë që ta kthehej Tiranën në një kaos trakifu automjetesh. Gjatë gjithë paradites të gjitha rrugët e kryeqytetit ishin të pakalueshme. Automjetet e rradhitura njëra pas tjetrës kishin zënë tërësisht rrugët e qytetit.
Paraditen e sotme kryqëzimet e "21 Dhjetorit", "Vasil Shantos", tek "Rruga e Elbasanit", "Rruga e Durrësit" ishin të bllokuara. Por, nga rreshjet e dendura të shiut që binte, në orët e para të mëngjesit, në rrugët kryesore të Tiranës nuk mungonin dhe aksidentet e vogla, të cilat e bënin gjendjen edhe më të vështirë për qytetarët, që kishin humbur durimin. Pavarësisht aksionit të forcave rrugore për lehtësimin e dyndjes se automjeteve Tirana u shndërrua në një rrëmujë.
Trafiku i lehtësuar i muajit Gusht i la vendin vargut të makinave dhe autobusëve që janë shtuar edhe për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor. Me këto kushte, ditët me shi në Tiranë njerëzit duhet të nisen nga shtëpitë e tyre 1 orë e gjysëm përpara, për të arritur në punë apo shkollë, në orarin e duhur.