Mjeku: Më goditi pacienti. Kolegët: Jemi të frikësuar
Mbrëmjen e 3 qershorit mjeku i urgjencës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza është dhunuar nga një pacient dhe të afërmit e tij. Petrit Gjorgji thotë se u dhunua nga pacienti që duhej të ishte sëmurë rëndë.
Ai tregon për GSH se si në spital kanë mbërritur disa persona me një të sëmurë në moshë të re, rreth 30 vjeç, me glicemi të lartë. Mjeku u tha atyre se do thërrasë një doktor për diabetin për të bërë një mjekim për korrekt.
Pa vajtur tek telefoni, më zënë rrugën dhe më bërtasin me zë të lartë: Përse ti nuk i ke dhënë mjekim?. U thashë që të vijë mjeku specialist që të bëjë mjekimin më korrekt. Në grindje e sipër u thashë po bërtitët, unë do të thërras policinë. Çohet i sëmuri, që pretendonin familjarët se ishte në gjendje të rëndë dhe më gjuan. Atëherë ndërhyjë njerëzit që ishin prezent. U ndodhën edhe dy njerëz të mi rastësisht, që kishin arsye për arsye shëndetësore. I veçuan, i futën në bokset përpara, ndërkohë u njoftua policia, thotë mjeku, i cili deklaron se në media është shkruar gabimisht se nuk është dhënë mjekimi i duhur.
Gjorgji thotë se njerëzit që e goditën mesa duket ishin në stres pasi kishin varrosur të atin të ditë. Mjeku ka bërë denoncimin përkatës.
Kolegët e mjekut thonë se janë të frikësuar pas ngjarjes. Ata thonë se nuk janë të mbrojtur. Një infermier thotë se roje atë ditë ishte një person mbi 60 vjeç, që nuk kishte asnjë parametër për të ndaluar një incident të tillë.