E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku kirurg: Del nga reanimacioni Doriana Kumria

Largohet nga lista e reanimacionit një tjetër studente nga të plagosurat e aksidentit të Himarës që po mjekohen në Spitalin Ushtarak. Mjeku roje, kirurgu Amedin Xhaferri, në vazhimësi të freskimit të të dhënave lidhur me gjendjen e pacienteve bëri me dije se ka dalë nga reanimacioni Doriana Kumria.

Më herët ishte Elsa Shtylla që doli reanimacioni dhe u shtrua në pavionin e Spitalit Ushtarak. Xhaferri tha se po punohet intensivisht nga ana e mjekëve, ndërsa shtoi se nesër sërish do të ketë konsultime dhe do të procedohet në varësi të gjendjes së tyre dhe për pjesën tjetër të mbetur në reanimacion.
 

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur largime të pacienteve nga ky spital, Xhaferri tha se nuk ka pasur asnjë largim, ndërsa pritet transportimi drejt Austrisë i dy vajzave që paraqesin situatë të rënduar shëndetësore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›