E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon vaksinimi kundër brucelozës në fshatrat e Tiranës

Vaksinimi kundër brucelozës në fshatrat e Tiranës pritet të përfundojë brenda pak ditësh. Ndërkohë për të monitoruar procedurat e ndjekura dhe mënyrën e vaksinimit kanë inspektuar procesin profesorët e Fakultetit të Veterinarisë.

Kryeveterineri i Qarkut Tiranë Bedri Trimi shprehet se i është kushtuar më tepër vëmendje cilësisë së vaksinimit duke i siguruar fermerët se nuk ka asnjë rrezik nëse përdoret qumështi pasi është zier.
 

Xhelil Koleci profesor në Fakultetin e Veterinarisë, në Universitetin Bujqësor të Tiranës pjesëmarrës në inspektim siguron konsumatorët se vaksinimi i realizuar përmbush të gjitha standartet.
 

Në Tiranë, rreth 45 mijë bagëti të imta janë vaksinuar kundër brucelozës ndërkohë që bëhet me dije se procesi po ecën me ritmet e parashikuara.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›