E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku ligjor përjashton dyshimet rreth vdekjes së Houston

LOS ANGELES-Mjeku ligjor në Los Angeles ka hedhur poshtë dyshimet për aktivitete kriminale në lidhje me vdekjen e këngëtares amerikane Whitney Houston.

Autopsia sipas asistentit të mjekut kryesor ligjor, Ed Uinter është kompletuar, por shkaku i vdekjes do të bëhet i ditur vetëm pasi që të kryhen testet toksikologjike.

Ndërkohë, këngëtarja është nderuar në ceremonitë e ndarjes së çmimeve Grammy në Hollivud dhe çmimeve për film në Britani. Houston u gjet e vdekur në hotelin Hilton në Los Angeles.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›