E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku me dy jete paralele

Puna e perditshme e Erique Steiger eshte te beje operacione plastike te gjoksit dhe te pjeseve te tjera te fytyres. Por kur nuk eshte duke e bere nje gje te tille ne vend qe te shkoje ne mbremje e kokteje pasanikesh mjeku zviceran ka zgjedhur qe te shpetoje jete njerezish ne spitalet e Kryqit te Kuq neper zona te rrezikshme te botes

Diplomati eshte shtrire ne tryezen e operacionit dhe stomaku i rij eshte i celur duke nxjerre ne pah te gjithe muskujt zorret dhe gjithcka qe mund te permbaje stomaku i njeriut. Jashte dritares qielli i mengjesit ka nisur qe te ndricoje nga e bardha e agimit qe shfaqet mbi liqenin e Zyrihut. Erique Steiger perkulet mbi plagen dhe me nje gershere kryen nje operacion ne shtresen e pare te lekures. Ai eshte nje burre shume simpatik vetem se kishte vene ca bark kohet e fundit dhe per kete i duhej nje operacion - thote mjeku. Steiger eshte 52 vjec dhe eshte vete nje mashkull simpatik dhe gjithmone me nje ngjyre te bronzte te lekures. Ka buzeqeshjen e nje aktori te Hollivudit. Ndonjehere injekton pak botox ne balline tij per tia shperndare rrudhat. Megjithate syte e tij kane nje torbe te erret qe u varet nga poshte cka tregon se ai eshte i lodhur. Vetem tri dite me pare eshte kthyer nga nje zone lufte ose me mire eshte kthyer nga jeta tjeter e tij.

Zyrihu eshte i njohur per vendet ku mund te kryesh operacione plastike shume te mira edhe pse pak te shtrenjta por eshte nje zgjidhje per njerezit qe nuk jane te kenaqur me dukjen e tyre te jashtme. Klientet e Steiger perfshijne politikane aktore biznesmene ose sic thote ai 5 te shoqerise. Ata vijne zakonisht me avionet e tyre private dhe me limuzina kalojne permes dyerve te pasme te klinikes ne menyre qe te mos i shohe njeri nese behet fjale per figura te njohura publikisht. Ndersa pacientet e jetes se dyte te mjekut plastik vijne me karroca ndonjehere edhe me barela dhe ne me te shumten e kohes mezi mbahen gjalle. Qe kur eshte kthyer se fundi nga zona e luftes ai nuk ka fjetur shume dhe eshte i lodhur por nderkohe ka lumturuar tri gra duke ua bere gjokset te medha dhe joshese. Njera prej tyre erdhi nga Londra tjetra nga Parisi dhe tani ato duhet vetem te pushojne pak per te gezuar me pas gjokset e reja 20 mije euroshe. Nje dite me pare beri edhe nje hunde hoqi disa rrudha poshte syve te nje bankieri. Sipas tij njerezit vijne shume ne vjeshte per tu kujdesur per paraqitjen sepse per sa i perket pasanikeve atyre u fillon sezoni i ballove dhe mbremjeve e me kete rast duhet qe te jene te gatshemhellip

Pak dite me pare i njejti mjek ndodhej ne nje spital te improvizuar nga nje tende ndersa perpiqej qe te nxirrte plumbin nga trupi i nje pacienti. Me pas u hodhi nje sy pacienteve gjysme te pergjumur ne shtreterit e hekurt. Kryesisht jane te plagosur ne Pakistan dhe Afganistan. Mes tyre ka edhe djem te vegjel. Muret e tendes jane me qese plastike dhe nuk ndalojne as te ftohtet dhe as papastertite qe te futen aty. Spitali i fushes ne te cilin Steiger punon ne jeten e tij te dyte ndodhet ne kufirin me Afganistanin. Vetem dy dite para se ai te mberrinte nga Zvicra guerrilasit dhe ushtaret kryen nje shkembim te ashper zjarri me njeri-tjetrin. Javen qe shkoi disa shkolla u sulmuan. Sipas tij behet fjale per nje spital me mjeke qe sakrifikojne shume edhe pse kushtet jane shume primitive. Ditet e fundit mjeku nga Zvicra ka punuar per Komitetin Nderkombetar te Kryqit te Kuq duke sherbyer edhe si mjek urgjence apo mjek per djegiet e renda. Ai eshte nje nga mjeket qe punojne vullnetarisht per Kryqin e Kuq dhe organizata te tjera humanitare qe operojne ne zonat e luftes. Ai sapo ka kryer nje mision tjeter ne Afganistan me pas fluturoi drejt Gjeneves per nje pushim dhe serish eshte nisur per misionin e radhes. Islamabadi eshte vendndodhja e tij e fundit dhe ne kete qytet do te qendroje per disa jave. Aty do te kryeje operacione te ndryshme. Vetem kur te kete mbaruar pune do te mund te kthehet ne kliniken e tij ne Zvicer per te zmadhuar gjokse te shtrenjte. Duke qene se spitalet e lufterave jane shpesh te papajisur me mjete ai mundohet qe te sjelle me vete te pakten vegla per mpirjet lokale dhe anestezi. Kete here ai po ben operacione ne njerin prej qyteteve me te rrezikshem ne Pakistanit. Kufijte e Peshavarit jane kryesisht te kontrolluar nga Al Kaeda dhe pjeserisht nga talebanet. Ne fillim te ketij viti pati nje perplasje shume te madhe mes paleve dhe mjeku thote se ka pare tmerr me sy heren e fundit qe ishte ne kete zone. Steiger 21 vjet me pare zbuloi se ne kete jete pervec zbukurimit te njerezve te pasur mund te bente edhe shume gjera te tjera me profesionin e tij per njerez me pak te bukur dhe me pak te pasur. Dikur nje mesuesi i tij i pat thene se ai do te behej i suksesshem dhe i pasur por ne kembim duhet ne bente dicka per njerezit qe nuk ishin me fatin e atyre qe ai i operonte. Keshtu qe ne moshen 30-vjecare ai aplikoi per nje mision vullnetar me OKB-ne ne Namibi. Ky vend ishte ne nje faze tranzicioni dhe detyra e tij ishte qe te krijonte nga e para nje klinike. Ai qendroi 6 muaj ne kete vend dhe gjate kesaj kohe kur punonte nen kercenim por me njerez qe sakrifikonin shume e ndjeu se ishte duke kthyer nje pjese te borxhit qe i kishte Zotit. Ishte nje mision i suksesshem. Pas kesaj shkoi ne Angola me pas ne Marok e me pas ne Ruanda dhe Burundi. Kur shkova ne Ruanda nuk e dija se cfare me priste ne kete pervoje. Ai kishte shkuar me idene se do te shpetonte boten por ne fakt u perball me lufte per ekzistence personale dhe me mizori per te cilat as qe i kishin shkuar nder mend.

Ai eshte pjese e nje grupi mjekesh dhe infermieresh dhe se bashku ne raste te vecanta u takon qe te punojne edhe per 24 ore ne dite. Gjate kesaj kohe u duhet vetem qe te hane pak dhe pastaj serish ne pune. Por Ruanda ishte ajo qe e tronditi si njeri dhe e beri qe te reflektoje dhe te ndryshoje edhe menyren e te menduarit dhe te te sjellurit. Aty pashe se sa ne meshire te fatit qe lihen njerezit dhe se sa padrejtesi ka kjo bote shprehet ai. Punonjesit humanitare jane shume te zene gjate gjithe dites dhe nates me punet e tyre dhe kur kane pak kohe te lire shkojne ne ndonje restorant dhe bisedojne me njeri-tjetrin. Tashme shume prej tyre njihen prej vitesh dhe jane pjese e te njejti grup pune qe vazhdimisht punon pa u lodhur per te ndryshuar sadopak gjendjen e pashprese ne te cilen jane zhytur disa vende te botes te perfshire nga lufterat dhe semundjet. Kur eshte ne keto vende mjeku sjell ndermend jeten ne Zvicer dhe kalimin e pasditeve dhe darkave ne Zyrihun e shtrenjte dhe mondan. Keshtu ai mund te ishte duke luajtur golf me te shoqen ne klubin e famshem te qytetit apo duke pire ne ndonje koktej te organizuar nga pacientet e tij te shtreses se larte. Kur le shtepine ne Zyrih per te nisur diten e tij te punes Erique hipen ne lsquoMercedesin e tij super te shtrenjte dhe le pas vilen qe ndodhet buze liqenit te Zyrihut. Edhe spitali i tij ndodhet ne nje koder te bukur me te gjitha komoditetet e nje shtepie pushimi. Mjeku nuk e konsideron veten nje bamires vetem nje njeri qe ne njefare menyre kerkon qe te arrije nje balance ne jeten e tij me fat duke dhene kohe dhe energji per ata njerez dhe ne ato situata qe kane qene me te pafata. Nje tjeter arsye se perse ai e ben nje gje te tille eshte se kjo pune eshte nje sfide per te si nga pikepamja humanitare ashtu edhe nga pikepamja profesionale. Kjo sepse brenda nje dite te vetme ka sfida te jashtezakonshme ne kushte te jashtezakonshme me nje tension te jashtezakonshem dhe pervoja qe mund te fitosh nuk ka te krahasuar. Nuk ka pjese te trupit te njeriut qe mjeku nuk ka operuar. Por kjo jete qe ai ben ka nje rrezik te madh. Shume nga koleget e tij e kane shume te veshtire qe pas pervojes qe kane ne fushen e luftes ti rikthehen serish jetes se tyre normale ne qytete e qeta dhe te pasura te hemisferes veriore te planetit. E njejta gje do ti kishte ndodhur edhe atij nese nuk do te kishte pasur gruan dhe vajzen. Eumlshte e veshtire qe ta besh kete mjek te te rrefehet per ndjenjat sepse ne profesionin e tij nuk mund ti lejoje vetes emocione te forta. E megjithate ne gjithe kete pervoje te dhimbshme te jetes se tij te dyte ka dy ose tre gjera te cilat ai nuk ka mundur qe ti harroje dot. Nje nga keto raste eshte ai nje vajze te vogel ne Ruanda te cilen e kishin nxjerre nga rrenojat dhe qe kur e sollen per ti operuar krahun dhe pjese te tjera te demtuara te trupit ajo nuk nxori asnje fije zeri dhe asnje lot edhe pse po pritej dhe po qepej e gjalle.

Kur eshte ne zonat e luftes ai thote se ndihet 100 here me mire me keta njerez te thjeshte te vuajtur dhe mirenjohes se sa ne mbremjet apo koktejet e pasanikeve ne qytetin e tij te pasur dhe me fat. Ata qe kalojne disa dite me Erique e kuptojne se ky njeri fle shume pak dhe buzeqesh gjithmone. Duket si nje makine qe gjithmone eshte e gatshme te ndihmoje e krijuar per te pershpejtuar punen e Zotit. Ata qe nuk kane lindur te bukur behen te tille permes duarve te Erique-s ndersa ata qe ne nje rast tjeter do te kishin vdekur mbeten serish ne jete po prej te njejtave duar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›