E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prove per vemendshmeri ndaj zotit Plasari

Pergjigje e kryeredaktorit

I dashur dhe i vyeri zoti Plasari
Ju pergjigjem per letren tuaj drejtuar mua si kryeredaktor i Shqipit. Ne kete cilesi me lejo te sqaroj se nuk sherbej por realizoj misionin e te qenit ne nje post profesional te cilin e cmoj si detyrim ndaj cilesise qe perfaqeson gazeta ne kete spekter te sotem te shtypit shqiptar.
Qysh ne fillim te kesaj pergjigjeje me duhet ta them se e mirekuptoj shqetesimin i cili me shume se nga informimi en block qe kishte lidhje me prononcimin tuaj publik permes gazetes ka te beje me ate qe ju e quani thelbi thembra e Akilit. Pjeserisht mund te keni te drejte por e drejta juaj perballur me te drejten tone per te pasqyruar gjeresisht debatin rreth kesaj ceshtjeje besoj dhe para se gjithash eshte detyrim profesional. Ne informimin tone en block ju kemi lene ju siperfaqen botuese me te konsiderueshme dhe njekohesisht kemi paraqitur edhe reagimet kunderpohuese te homologut tuaj serb zotit Sreten Ugriciq dhe drejtorit slloven te IZUM zotit Tomaz Seljak. Mandej ne kete material nuk mungon edhe korrespondenca e reporteres sone nga reagimet e konferences se zhvilluar per kete ceshtje ne sallen e Akademise se Shkencave. Materiali i ofruar permes siperfaqes se bollshme te botimit ne gazete mendoj se respekton me se miri parimet dhe kriteret deontologjike. Ne kete material te botuar nuk gjej vend per pavemendshmeri te gazetares sic ju konstatoni pasi ajo ka riprodhuar nje pjese te intervistes qe keni dhene gjate bashkebisedimit me gazetaret sikunder per thelbin e perplasjes me koleget qe citoni ka pasur edhe reagimin perkates. Gazetarja nuk i meshon aq shume rrekjes suaj nderkohe qe ne hyrje te informacionit en block sqaron se Plasari ka bere gjithcka publike permes nje letre te hapur drejtuar institucioneve perkatese shteterore.
E thene shkurt nuk mendoj se ne krejt lenden e botuar per kete ceshtje ne numrin e gazetes per te cilin flisni mungon thelbi pra sic e quani ju thembra e Akilit.
Megjithate duke e konsideruar pjesen e meposhtme te letres qe ju me drejtoni si mundesine tuaj per te theksuar thelbin e shqetesimit qe keni shpreh besimin se fitoni nje prove per vemendshmerine tone dhe jo te kunderten. Pavemendshmeria e konstatuar prej jush ne kete rast na duket e pagjendshme ne tekstin e botuar. Mendoj se dicka e tille nuk ndodh pergjithesisht e jo me ne rastin e shqetesimit qe keni ngritur tashme institucionalisht dhe publikisht. Nuk mund te ndodhe dicka e tille edhe per faktin se personalisht dhe gazetaret e redaksise se kultures ne Shqip ndajme nje vleresim te larte per vlerat dhe cilesite tuaja si studiues i vyer dijetar kulturolog dhe administrator i cmuar i institucionit te vetem kombetar te librit.
Me arsyetimin tuaj ne kete pjese te letres qe me adresoni ndaj te njejtin qendrim ndonese debati mes jush dhe kryebibliotekareve te tjere qofshin ata edhe lokale shqiptare ne konferencen qe u zhvillua vazhdon te mbetet i hapur dhe le hapesire per diskutim me te gjere. Per sa i perket arsyetimit tuaj per mosperfshirjen e BKSH-se ne rrjetin sistemin bibliografik te ish-Jugosllavise i themeluar ne Beograd jam i prirur ti besoj skepticizmit dhe refuzimit tuaj edhe per shkak te dijenise me te madhe dhe me profesionale qe perfaqesoni ne kete fushe. Ne nje pikepamje kete qendrim e cmoj edhe si vlere integriteti dhe drejtorientimi per te qene si edhe ju i orientuar kah anetaresimit dhe bilaterizmit me rrjetin qendror europian dhe jo se pari per integrim ne perimetra me te vegjel rajonale. Aq me teper qe ne rastin e projektit te Kooperatives se ish-Jugosllavise pervoja dhe historia e meparshme jane te pasura me perjashtime dhe paranoja etnopolitike. Sa per ate qe perfaqesojne sot le ti marr te mireqena konstatimet tuaja.
I dashur zoti Plasari
Pasazhi i fundit i letres suaj me jep mundesine mua dhe redaksise se kultures ne Shqip te fokusojme dhe pasurojme informacionin per te gjitha qendrimet institucionale pasuese te shqetesimit qe keni ngritur si publikisht ashtu edhe permes letres se hapur drejtuar Sherbimit Informativ Shqiptar Prokurorise dhe per dijeni Kryeministrit Berisha. Ne kete menyre shtojme per ju dhe lexuesin tone ne teresi nje prove tjeter vemendshmerie ndaj problematikave me te cilat perballet kultura dhe sidomos administrata kulturore shqiptare ku identifikueshem perfshihet edhe Biblioteka Kombetare.

Gjithhere me vleresimin e larte per ju dhe punen tuaj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›