Situate e veshtire ne Dajc Basha Banoret duhet te evakuohen

Shkoder 6 dhjetor NOA - I pranishem ne operacionet e evakuimit ne Shkoder ministri i Brendshem Lulzim Basha i ka bere rishtas thirrje banoreve te evakuohen nga shtepite dhe zonat e permbytura pasi situata eshte ende e veshtire.
Permbytjet raportim minute pas minuteProblematike shfaqet situata ne fshatrat e komunes se Dajcit si Pentari Rushkulli Samrishti Suka e Dajcit Shirgji Daragjati.
Kreu i dikasterit te Brendshem theksoi se evakuimi i banoreve dhe sistemimi i tyre mbetet perparesi per situaten.
Basha sqaroi se nese ne fillim operacionet per evakuimin e banoreve kryheshin vetem me mjetet e Ministrise se Brendshme dhe asaj te Mbrojtjes tashme ne evakuimin e banoreve ndihmojne edhe helikoptere te ardhur nga Greqia dhe Turqia.
Ministri Basha tha me tej se Nuk ka alternative tjeter ndaj evakuimit gjithcka eshte e perkohshme dhe e veshtire.
Ai nenvizoi se kjo situate do te jete afatmesme dhe afatgjate andaj sipas tij banoret duhet ti pergjigjen thirrjes per evakuim.
Nen uje ne Shkoder mbeten mese 14 mije ha toke dhe 2561 shtepi.
Edhe pse reshjet mungojne niveli i larte i ujit mbetet i larte ne zone duke bere qe aty te kalohet vetem me varka.
Kjo thirrje e ministrit per evakuim vjen ngase shume kryefamiljare familjesh nga frika e grabitjes nuk duan te braktisin shtepite e tyre.
i.t/NOA