Minoriteti Etnik Grek, kërkesë për regjistrimin e partisë
31/03/2010 Në gjykatën e Tiranës
TIRANË – Depozitohet në gjykatën e Tiranës një tjetër kërkesë për regjistrim partie. Numrit të madh të partive që janë në listën e gjykatës i shtohet edhe Minoriteti Etnik Grek. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se përfaqësuesit që kanë depozituar kërkesën janë mjaftuar me marrjen e firmave që duhet të jenë në dosje pas përcaktimit në ligj. Kërkesa për regjistrimin e kësaj partie është dorëzuar nga përfaqësuesit ligjor të saj. Ndërkohë që ajo brenda tre ditëve pritet t’i nënshtrohet shortit elektronik. Kërkesa i ka kaluar procedurat e para dhe shorti ka përcaktuar gjyqtaren Altina Xhoxha për ta gjykuar. Pasi gjyqtarja të njihet me kërkesën pritet të thërrasë disa nga firmëtarët e parë për t’i pyetur se përse duan të jenë anëtarë të kësaj partie. Më pas do të ketë një vendim nëse do të ligjërohet kjo nismë e minoritetit grek. Edhe pse ekziston një forcë politike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por që historikisht është drejtuar nga njerëz të këtij minoriteti, tashmë partia e re do të jetë vetëm për këtë minoritet. Komisioni nismëtar është mbledhur më 20 mars në komunën Finiq për të miratuar programin, statutin, emrin, emblemën, vulën, flamurin dhe këshillin drejtues të kësaj partie.