Gjenerali fiton kundër ministrisë
30/03/2010 Procesi i Agim Shehut
TIRANE- Gjenerali Agim Shehu ka fituar gjyqin civil me Ministrinë e Brendshme, e cila tashmë detyrohet të paguajë 14 milionë lekë, duke i shlyer ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë gjithë rrogën në përputhje me gradën e gjeneralit. Gjykata e Tiranës i ka dhënë atij të drejtë në padinë civile kundër Ministrisë së Brendshme. Sipas gjykatës, shteti duhet t’i paguajë Agim Shehut rreth 14 milionë lekë, pagesat që nga 30 qershori 1997 deri në vitin 2008. Pas një procesi të fituar me presidencën për heqje të padrejtë të gradës gjeneral, drejtorit aktual të investigimit pranë Drejtorisë së Tatimeve, i njihen gjithashtu të gjitha vitet kur ishte si azilant në Gjermani si vite shërbimi në polici dhe do t’i paguhen si të tilla. Ministria duhet t’i paguajë një më një shumën e konsiderueshme dhe interesat e munguara të tyre.