"Mjekun e denoncova, por s'mori njeri mase"
"Dautaj me ka sjelle 13 here rresht ne Tirane e nuk me jepte epikrizen"
Zyra Ago, pacientja e mjekut Kastriot Dautaj, ka rrefyer se si i eshte hequr veshka pa i treguar gjate nje operacioni ne QSUT. Ajo tregon se Dautaj nuk pranonte t'i jepte epikrizen, nderkohe qe nuk e ka mjekuar me qe pas operacionit.
Kur jeni operuar ju Zyra, sa kohe keni dhe nga cfare semundje vuanit?
Kam te paten 5 vite, nuk i mbaj mend datat, por i kam te shenuar ne dosje, ku e kam te njerezit e mi, pasi nje kopje te saj e kam dorezuar ne Prokurorine e Krimeve te Renda, prej 6 muajsh.
Cila ka qene diagnoza per te cilen jeni operuar ne QSUT?
Kam ikur me kriza ne veshka. Pas EKO-s qe me kane bere mjeket, me thane se isha me gure ne veshka dhe duhej te operohesha, por sa per t'i hequr guret ne njeren veshke. Per kete, me mik kam takuar doktorin Kastriot Dautaj, ku pasi ka pare EKO-n vendosi te me operonte, duke me thene se nuk eshte ndonje operacion i rende dhe kurimi im eshte i padiskutueshem. Ne keto kushte vendosa te operohesha. Kam hyre ne sallen e operacionit ne oren 08:00 te mengjesit dhe kame dale prej andej ne oren 11:00. Ndersa kisha 4- familjare qe ishin duke me pritur te dera. Sapo kam dale nga salla me kane derguar te dhoma gjashte, ku kane ardhur vetem kryeinfermierja dhe infermieret dhe me kane sherbyer, ndersa mjeku qe me operoi, Kastriot Dautaj, nuk erdhi me. Pyeta kryeinfermieren pas shtate ditesh se cila ishte arsyeja qe nuk vinte doktori, per te me pare dhe ajo me tha qe sapo jam operuar ka ikur me avion ne Kosove, pasi ka pasur nje mbledhje. Kam kerkuar epikrizen dhe kryeinfermierja e spitalit me tha qe nuk kam epikrize te gatshme.
Kur e moret vesh qe mjeku ju kishte hequr veshken, pa ju treguar?
Pas tre vitesh e kame marre vesh. Kemba e majte me shfaqi tromboze, jam nisur nga Laci ne Tirane me urgjence. Kerkova mjekun qe me kishte operuar, por nuk erdhi te me shikonte. Me ka bere EKO-n nje doktor me emrin Genci, mbiemri nuk me kujtohet. Pasi me ka kontrolluar, me tha, Zyra, ti s'e ke njeren veshke. Aty se nuk vdiqa nga meraku, mjeku qe me beri EKO-n kembenguli, duke kerkuar qe te vinte dhe ta shikonte mjeku Kastriot Dautaj, gjendjen time shendetesore. Erdhi doktor Kastrioti dhe menjehere m'u afrua dhe me tha, Zyra duhet te krenohesh me njerezit e tu, qe te kane shpetuar jeten, pasi tromboza eshte vdekjeprurese dhe aty kam debatuar me te, por ai as me perfilli. I kerkova epikrizen, por nuk pranoi te ma jepte. Kam ardhur nga Laci ne Tirane 12 here, per te marre epikrizen, qe te pakten te paguhesha si invalide, por Kastriot Dautaj as nuk pranonte te me takonte. Heren e 13 e kam takuar ku Dautaj i dha nje flete te bardhe infermieres, e cila filloje ta plotesonte me shkrim dore, ndersa i fliste doktori.
Para operacionit doktori ju tha qe do t'ju hiqte veshken?
Jo, nuk me tha as mua dhe as familjareve te mi, qe nuk ishin pak. Madje, une per kete personave qe kane qene aty ju kam marre edhe nga nje deklarate, qe thone qe mjeku nuk na ka treguar. Ardian Bushi