E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjerë Shqipëria!

E pabesueshme.... në keto 30 vjet si gazetar, analist, kam pare deputete të shahen, të kacafyten, të goditen edhe me karrike me njeri- tjetrin në shtete të ndryshme të botes. Shembulli me mbresëlënës është i Zhirinovskit në Rusi dhe një kacafytje e ngjashme në Parlamentin e Tajvanit... Gjithsej, behen ndoshta 5- 6 raste.

Nuk kam pare asnje rast që Kryeministri i një shteti, që Kryetari ose Kryetarja e Parlamentit të perdorin një fjalor si ai i asaj nate. Skandaloze është me e pakta që mund të thuhet për këtë fjalor që do të turperonte edhe ate të rrugeve të South Bronxit, Harlemit apo ndofta Brakes në Tirane.

Pa dashur të bej avokatin e Taulant Balles, në rastin konkret duket sikur ben humor me Kryeministrin për emerimin e mundshem të vajzes së Godos si Ministre të Shendetesise. Nuk ka asnje ofendim të tij në adrese të vajzes së Berishes në rastin konkret.

Shperthimi i kryeministrit Berisha është vullkanik dhe teper vulgar. Brenda një minute ai dhe Yes-menja e tij Nr.1 në Kuvend, kryetarja Jozefina Topalli konkurojne me halabaket me gojeprishur të Shqiperise... motra prostitute motelesh. Shkerdhate .... Vagabond janë ofendime dhe fyerje publike që i denon çdo ligj demokratik e shtet ligjor në bote.

Ky është vetem fillimi... Kryeministri Berisha, në syte e deputeteve dhe Parlamentit Shqiptar, në syte e publikut në mbare Shqiperine kalon çdo kufi njerezor kur kercenon me jete deputetin Balla duke e perseritur disa here shprehjen makabre do të vras .... do të vras .... E pabesueshme!

Përveçse krim i mirefillte në çdo shtet demokratik në bote, kercenimi me jete është edhe krim nderkombetar. Ai parashkruhet si shkelje shume e rende e Konventës së Gjenevës, çka i garanton viktimes strehim azil politik në çdo vend demokratik të botes. Autorin e fut drejtpërsëdrejti në listat e zeza jo vetem të shtetit ku paraqitet kerkesa por edhe të gjitha organizatave dhe organizmave ndërkombëtare të te drejtave të njeriut si Helsinki Ëatch, Amnesty Internbational e deri tek Komisariati i OKB-se për Refugjatet.

Jemi ballkanike. Jemi shqiptare. Ne malësorët kur na përgojohet gruaja, vajza, motra, nena kemi pak me shume benzine në gjak se të tjeret. Por njëkohësisht kjo na ben edhe me të kujdesshëm kur behet fjale për gruan, motren apo nenen e tjetrit. Edhe në këtë pike Berisha kalon çdo kufi njerezor! Shkurt, Zoti Kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha ka gabuar rende. Është detyre që të kerkoni falje si Ti dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli për këtë incident shume të rende dhe të denueshem.

Para se ti futet politikes çdokush duhet ta peshoje mire vendimin dhe pasojat e tij...

Hapi i pare në politike, thoshte babai i saj Ëinston Churchill, është të harrosh vetveten. Vetvetja si person me të gjitha instinktet e ndjesitë njerëzore vihet në sherbim të vetvetes si politikan për arritjen e qellimit tend. Sa për Olldashin e Paloken ata gjithnje mbeten good soldiers ( ushtare të mire ) të Berishes përderisa pema e tij është e forte. Mjere Shqipëria në duart të kujt ka rene!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›