Skandalet nuk pushojnë
Jam një lexues i rregullt i gazetës suaj. Me ane të shkrimeve dhe reportazheve të gazetes suaj njihemi me të rejat që ndodhin në Shqiperi. Urimet me të mira për stafin e gazetes suaj, si një gazete prestigjioze për median e shkruar. Sapo lexova debatin që ka ndodhur pardje në të gdhire në Parlamentin Shqiptar. Pyes veten në ç’vite jetojme? Në çfarë vendi jetojme! Ky është një turp i vertete, një skandal i paprecedente. Si ka mundesi një kryeministër i një vendi të ofendojë në menyren me banale nga foltorja e Kuvendit një deputet i kujtdo parti qofte kjo? Çfarë të drejte morale ka ky person shtazarak, sepse vetem njeri nuk mund t’i thuash , të ofendoj në këtë menyre një deputet? Kush na qenka kjo sharlatane Kryetare e Kuvendit që nuk di të flasë akoma gjuhen zyrtare shqipe dhe të komandoj Kuvendin sikur të jete prone e saj. Çfare po ndodh në të vertete në Shqiperi? Ato që lexova sot nepermjet gazetes suaj janë jashte çdo logjike, e pabesueshme. Për cfarë paguhen keta deputete (shumica janë injorante) per luks? Ku jetojme valle? Keto skena nuk ndodhin as në Afganistan. Keshtu shkohet në Evrope? Kurre! Ka ardhur koha e largimit njehere e përgjithmonë për Berishen dhe për injoranten e Kuvendit, si dhe për disa servila të tyre .Shqiptaret nuk duhet të gabojne prape kur të shkojne perpara kutive të votimit. Rizgjedhja e tyre është katastrofa jone.