E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal

Sapo lexova në detaj the gjithe bisedën që ka ndodhur në Parlament dhe është vërtetë turp i madh, ashtu sikurse shume bashkatdhetarë të tjere e kanë thene me siper. E kemi për turp edhe në që jetojme jashte Shqipërisë të degjojme keto dukuri “te bukura” që ndodhin në Shqiperi dhe mund vetem të them që na vjen keq për popullin shqiptar që vuan. Nuk ka si vendi yt dhe nuk ka me mire se të jesh prane njerëzve të zemrës, por janë keto ndodhi të tilla që na ndajne e na përçanë. Shqipëria nuk është me fjala që do behet apo jo, është me shume fjala kush do vjedh me pak e kush do vjedh me shume. Turp që fjale të tilla dalin qofte nga Kryeministri i vendit (SKANDAL) apo edhe nga deputetet. Duke u bazuar në faktin që të gjithe keta persona janë intelektuale dhe drejtues të shtetit Shqiptar, Qeveria Shqiptare është me skandalozja në bote. Mjere bashkatdhetarët e mi shqiptare në Shqiperi që vuajne pasojat e injorancës politikane. Zoti i bekoftë të gjithe Shqiptaret që gjithmonë shkojne me shprese për një shqiperi dinjitoze dhe të paster. Nuk e shikoj një gje të tille të ndodhe së shpejti....mbase KURRE!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›