E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mladic i do si dëshmitarë Clintonët

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 16:00

Ratko Mladic me të vërtet është i çmendur. Lufta, krimet në Bosnjë dhe fshehja e tij nga kapja e kanë bërë të çmendur Mladicin. Këtë madje e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Milos Salic, në një intervistë për gazetën Blic.

Ai ka thënë se e ka të pamundur të bisedoj me klientin e tij, pasi ai nuk po pranon asgjë të ndiqet sipas rregullave ligjore.

"Provova unë dhe djali i tij, por e kishim të pamundur. Ai nuk pranon të flasë dhe i mendon disa gjëra të çuditshme" ka thënë avokati.

Më tej ai ka shtuar se Mladic ka kërkuar që si dëshmitarë në Hagë ti ftoj Bill e Hillary Clinton, Weskey Clark e Carl Bildt.

Ai po mbahet ende në Serbi dhe nuk është ekstraduar në Hagë, derisa të përfundojnë procedurat e domosdoshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›