Palin me Harley nëpër Washington

Politikania republikane në SHBA, Sarah Palin, ka nxehur sërish debatin për kandidaturën e saj të mundshme për zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi që parakaloi me një motoçikletë të tipit Harley Davidson nëpër rrugët e Washingtonit.
Ish-guvernatorja e SHBA-së ishte në mesin e mijëra motoçiklistëve, të cilët morën pjesë në manifestimin vjetor “Rollin Thunder”, i cili organizohet nga autoritetet amerikane, për të nderuar veteranët e luftërave të SHBA-së.
“Nuk ka asnjë metodë për të parë më mirë Washingtonin, se sa mbi shpinën e një Harley Davidsoni”, deklaroi Palin pas parakalimit.Para fillimit të parakalimit, i cili filloi nga një parking në Pentagon, Palin u përshëndet nga mijëra ithtarë të saj.
Shumë ithtarë të saj kërkuan nga ajo që të kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.