"Balloja e diplomimit" e Ilir Kernit
Një ballo e improvizuar që gërsheton vallëzimin, humorin e dashurinë që zhvillohet në një ballo për mbrëmjen e maturës së kadetëve ushtarakë është rrëfimi i shfaqjes së re të Trupës së Baletit të Kosovës, që rikthen në Prishtinë koreografin dhe balerinin e njohur shqiptar, Ilir Kernin.
Ai do të udhëheqë për të dytën herë një shfaqje të veçantë baleti, premiera e së cilës mbahet më 15 qershor.
Në shfaqjen e titulluar "Ballo e diplomimit", janë angazhuar 21 balerinë, që përmes artit të lëvizjes sjellin rrëfimin dhe përjetimet e disa ushtarëve në mbrëmjen e diplomimit.
Sipas koreografit Kerni, shfaqja e Trupës së Baletit të Kosovës do të sjellë një atmosferë ndryshe nga ato që u realizuan deri më tani.
Përgatitjet për inskenimin e "Ballos së diplomimit", me muzikë të Johann Strauss, po vazhdojnë ende.