E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai kërkon zgjedhje para 21 majit

Kabul - Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai kërkoi që zgjedhjet presidenciale të bëhen përpara datës 21 maj, datë kjo kur përfundon mandati i tij. Në deklaratën e bërë nga ana e presidencës thuhet se bërja e zgjedhjeve të paktën një muaj përpara përfundimit të mandatit aktual është e parashikuar në kushtetutë dhe se Karzai ka rënë dakord me parlamentin dhe autoritetet lokale për kryerjen e zgjedhjeve presidenciale përpara datës 21 maj.

Komisioni Zgjedhor i Afganistanit kishte vendosur bërjen e zgjedhjeve presidenciale më 20 gusht për arsye sigurie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›