Mlladiç e bëri në brekë gjatë marrjes në pyetje. Gjykata vendos ekstradimin
(
E PERDITESUAR)- Gazeta serbe Blic shkruan se Ratko Mlladiç, i shumëkërkuari për krime lufte në ish- Jugosllavi, e ka bërë në brekë gjatë kohës që po merrej në pyetje.
Prokuroria ka vendosur që të marrë masa të posaçme që të parandalojë një vetëvrasje të mundshme të Mlladiç. Sipas Blic ai nuk lejohet të mbajë më syze dhe do mbahet nën kontroll me medikamente.
Komenti i Mlladiç ndaj masave të prokurorisë për të parandaluar vetëvrasjen e tij ka qenë ky: Një Mlladiç nuk e vret kurrë një Mlladic. Mediat flasin për probleme të rënda shëndetësore tek Mlladiç.
Nderkohe, nje gjykate ne Serbi ka vendosur qe te ekstradoje Mlladicin, duke arsyetuar se ai eshte ne gjendje te perballet me gjyqin ne Hage. Avokati i tij tha se ai nuk mundet te rezistoje fizikisht dhe do apeloje vendimin. Brenda tre ditesh Mlladic duhet te ankimoje vendimin. Prokurori serb per krime lufte thote se Mlladic do dergohet ne Hage brenda shtate ditesh.