Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?
I lindur në vitet 80 realisht nuk e kam kuptuar se çdo të thoshte komunizëm. Kam jetuar vetëm 8 vite në atë sistem, por që realisht nuk e kuptova edhe pse kam kujtime dhe kujtimet e fëmijëve nuk vdesin kurrë.
Përjetova si një nxënës i klasave të para fillore ndryshimin e sistemit, radhët me orë të gjata vetëm për të blerë një bukë (ishte e vetmja gjë që duhej të bëja kur mbaroja shkollën, të rrija 2 orë në radhë për të blerë një bukë të zezë). Por më në fund erdhi ndryshimi, ndryshim që e kuptova si shprese, pasi vetëm shpresë shikoja në sytë e prindërve të mi dhe njerëzve që kishim përreth.
Dëgjova fjalën demokraci sa e bukur ishte ajo fjalë, sa dëshirë më jepte ta shqiptoja.
Kuptova realisht që ishim të varfër, që mbledhja e letrave të çamçakizave bëhej vetëm në Shqipëri dhe që kanoçet e Coca- Cola-s nuk duhej të ruheshin, por të hidheshin mbas çdo konsumi e sa e sa shumë gjëra të tjera që çdo ditë më linin me gojë hapur.
Ato vite të para ishin shumë të pasura me histori dhe fakte mbi maskaradën që komunizmi i kishte bërë këtij vendi. Dëgjova qe komunizmi nuk pyeste popullin, por vendoste vetë, që njerëzit kishin frikë të flisnin se dënoheshin, që vriteshe pa gjyq, të hiqnin nga puna vetëm se mendoje kundër sistemit, të tjetërsonin pronën, udhëheqja e vendit bënte një jetë përrallore dhe më e rëndësishmja, qe individi nuk mund të vendoste fatet e veta, por vendoste shteti për ty.
Sot jetoj realitetin, jam diplomuar 2 herë dhe mendoj se jam shumë i aftë në atë që bëj, por një gjë nuk kuptoj përsëri SI KA MUNDESI QE SHQIPTARET NUK E KUPTOJNE QE PO JETOJME AKOMA NE KOMUNIZEM??? (Ju lutem analizoni veten tuaj, si e mendonit komunizmin në vitin 91 dhe si e shikoni demokracinë e sotme, ju lutem më kundërshtoni ose miratoni me fakte përshkrimin e mësipërm të komunizmit në krahasim me “demokracinë”)
RESPEKTE!
