Mlladic ne qeli. Burg perjete nese shpallet fajtor

Ish- komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic, e ka kaluar natën e parë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte. Zyrtarët thonë se Mlladic ka qëndruar në një qeli të izoluar pas mbarritjes në Hagë, për tu përballur me akuzat për genocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë. Zyrtarët e gjykatws thonë se izolimi është një masë standarde për të sapombërriturit.
Sipas procedurave, 69- vjeçari Mlladic pritet që gjithashtu t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor. Tashmë pritet që Mlladic të paraqitet para panelit të gjykatësve për të konfirmuar identitetin e tij dhe të deklarohet rreth akuzave të ngritura.
Mlladic u ekstradua nga Beogradi në kohë rekord në më pak se një javë pas arrestit. Mlladic akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në masakrën më të rën dë të pas luftës së dytë botërore në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995 si dhe për rrethimin katër vjeçar të Sarajevës. Nëse shpallet fajtor Mlladic do të dënohet me burgim të përjetshëm.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 01 qershor 2011 )