Roland Garros Federer ne gjysmefinale

Roger Federer është kthyer në ditët e tij më të mira, duke arritur gjysmëfinalet e “Roland Garros”. Tenisti zvicerian, i cili ka zbritur në vendin e tretë të renditjes botërore mundi 3-0 me sete francezin Gael Monfils. Pas këtij suksesi Roger Federer ka vijuar më tej ecurinë rekord në turneun francez, ku nuk ka humbur asnjë set.
Ish-numri një i botës ka konfirmuar gjithashtu veten si favorit kryesor për të fituar France Open, por në rrugën e tij tani është një pengesë shumë e madhe. Në gjysmëfinale Roger Federer do të përballet me Novak Djokoviç, pasi tenisti serb ka siguruar kualfikimin si pasojë e tërheqjes së kundërshtarit të tij. Tenisti tjetër që ka siguruar gjysmëfinalet e “Roland Garros” është Andy Murray, i cili fitoi përballjen e tij me tenistin serb Victor Troicki.
Në turneun “Roland Garros” për femra, Moarion Bartoli është bërë tenistja e parë franceze që kualfikohet për në gjysmëfinalet e France Open. Bartoli mundi 2-0 me sete rusen Svetlana Kuznetsova. Në raundin tjetër tenistja franceze pritet të përballet me ish-numrin një të botës Maria Sharapova. Në gjysmëfinale është kualfikuar dhe kampionia në fuqi e turneut “Roland Garros”, italiani Francesca Schiavone, e cila mundi me vëshirësi 2-1 me sete rusen Anastasia Pavlyuchenkova.
Nertan Prifti