E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mlladic qeveria Tadic dhe BE

Ekstradimi i pashmangshem i Mlladic per tu ballafaquar me akuzat per gjenocid per Serbine paraqet fillim kercyes te kerkeses per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian.
Kjo mund ti shpaguhet politikisht zotit Tadic i cili riorganizoi sherbimet inteligjente dhe e vuri policine ne gjueti ne gjithe vendin per Ratko Mlladicin ne perpjekjen per largim te barrieres per anetaresim.

Por per shume serbe qe kane probleme me ekonomi shume te dobet dhe me shkalle te larte te papunesise afer 20 per qind arrestimi i Ratko Mlladicit eshte nje moment i perzier madje edhe i parendesishem per te ardhmen e tyre te afert.

Aleksandar Mitic nga Qendra per Alternativa Strategjike ne Beograd thote se arrestimi i Mlladic do kete hapa pasues nga Bashkimi Evropian por ndoshta ato nuk do te bejne diference te madhe zgjedhore nw favor tw Tadicit pasi serbet jane te goditur fuqishem nga kriza ekonomike dhe nuk jane te kenaqur pwr koncesionet e vazhdueshme qw qeveria Tadic i bwn Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Prandaj megjithwse Serbia ka levizur me afer Perendimit duke i permbushur kerkesat per ndeshkim per krimet ne lufterat ballkanike ajo mbetet e ndare ne ceshtjet madhore per Evropen Bosnja dhe Kosova qe kishte nxitur bombardimin e Serbise nga NATO-ja.
Per Kosoven Serbia e kundershton fuqishem pavaresine e shtetit per te cilin juridikisht konsideron se eshte province e Serbise. Ndersa ne Bosnje Serbia e mbeshtet Republiken Serbe entitetin serb brenda Bosnjes per ta ruajtur tw fuqishme autonomine aty.

Keto tensione nacionaliste i kane bere disa eksperte perendimore te paraqesin shqetesimin se po shkaterrohet Marreveshja e Dejtonit e cila mbylli luften ne Bosnje ku Mlladic ishte komandant serb i Bosnjes.

Z.Tadic ka bere disa perparime simbolike vecanerisht ne Kosove. Ai ka filluar bisedimet me Qeverine e Kosoves ne muajin shkurt te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Perderisa bisedimet po mbulojne ceshtjet teknike te supozuara sic eshte per shembull ajo nese Beogradi do ti njohe pullat postare te Kosoves auto-targat dhe dokumentet tatimore per shume ne opoziten e zeshme te Serbise kjo eshte rreshqitje e heshtur kah njohja e pavaresise se Kosoves.

Sa i perket arrestimit te Ratko Mlladicit serbet jane disi ambivalente. Per disa arrestimi eshte triumf i paster. Sonja Licht aktiviste e mirenjohur per demokraci dhe kryetare e Keshillit te Puneve te Jashtme ne Ministrine e Jashtme thote se beson se eshte demonstruar vullneti politik per tu liruar nga e kaluara per ta mbyllur ate kapitull per ata qe jo vetem deshirojne te ballafaqohen me te kaluaren por deshirojne qe Serbia te jete vend modern e demokratik evropian. Sipas saj me Mlladicin e lire ne nuk mund ta benim kete.

Por te tjeret shohin nje situate te perzier. Per shume njerez Mlladici ishte simbol pothuajse mit i konsideruar si hero e po ashtu edhe kriminel thote hulumtuesi i opinionit Sergjan Bogosavlevic. Ai thekson se per serbet Gjykata ne Hage eshte ekstremisht jo e popullarizuar dhe perceptohet si joefikase dhe si institucion politik kunder serbeve. Por sipas tij ajo qe mbetet sot e rendesishme per njerezit eshte se si te mbijetojne prej muajit ne muaj. Sipas hulumtimeve te opinionit Ratko Mlladic nuk eshte ne krye te shqetesimeve te njerezve ne Serbi ndersa statusi i Kosoves shpeshhere eshte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›