Mo Yan, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi
Këtë lajm e bëri të ditur sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, Peter Englund, gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi, në Stokholm.
“Çmimi Nobel për Letërsi, për vitin 2012, i ndahet shkrimtarit kinez Mo Yan, realizmi i të cilit ndërthurë tregimet e folklorit, historisë dhe ato bashkëkohore”, ka thënë Englund.
Mo Yan ishte një ushtarak në karrierë kur vendosi t’i braktiste të gjitha elozhet që kërkonte ushtria për t’iu dedikuar të shkruarit. Përmes librave, vendosi edhe të denonconte probleme të qenësishme.
“Tortura është një formë bashkëpunimi mes të akuzuarit, ekzekutuesit dhe publikut”, thotë ai.
Emri i vërtetë i tij është Guan Moye dhe e ka zgjedhur pseudonimin letrar si një formë “hakmarrjeje” ndaj gjyshes së tij. Mo Yan, ashtu siç ai firmos romanët e tij, do të thotë “ai që nuk do të flasë”.
Gjyshja e tij i thoshte gjithnjë të pushonte, sepse ai ishte një fëmijë shumë llafazan që nuk pushonte kurrë. Tashmë është e vështirë të shohësh atë fëmijë në trupin e këtij burri 57 vjeç.
Mo Yan ka lindur në Shandong më 1955-n.