E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mo ik o ma drame premiere ne Teatrin Migjeni ne Shkoder

 Mo ik o ma.!!!

Një skenografi të thjeshtë, improvizuar në hollin e Teatrit “ Migjeni” në Shkodër.
Studenti I Masterit të Regjisë në Akademinë e arteve Nikolin Ferketa solli premierë dramatizimin e romanit me te njejtin emer, nga Edmond Tupja….

Regjisori Ferketa vjen edhe si regjisor edhe si aktor në këtë shfaqje.
E konceptuar si një reflektim ndaj detyrimit që kemi perj moshën e tretë, ai thote se përgjegjësia është shumë e madhe….

"Ajo që kam dashur të them me këtë tekst është jeta ime dhe dashuria ndaj nënës
Ai që nuk don nënën e tij nuk don as vetën".
Keshtu thote Edmond Tupja, mjaft I kënaqur me shfaqjen premiere ne Shkodër.

Një duo-dramë që komunikon lirshem me spektatorin përmes lojës së Nikolin Ferketes dhe të Adriana Markut.
Një letër dashurie do e quanin kritikët romanin e Edmond Tupjes, të cilën regjisori e solli si një reflektim që duhet të gjithë të kemi ndaj moshës së tretë e aq më tepër ndaj prindërve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›